Home / Kronike / Kronike / Tragjike/ Koronavirusi nuk ndalet, i merr jetën 21 vjeçarit

Tragjike/ Koronavirusi nuk ndalet, i merr jetën 21 vjeçarit

Ka ardhur lajmi i hidhur se Emiljano Tola student i vitit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin Covid-19. Tola 21-vjeç me origjinë nga Librazhdi mësohet se ka qenë i shtruar në një prej spitaleve COVID ku dhe e humbi betejën me virusin ditën e sotme.

Edhe faqja zyrtare në “Facebook”, e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, i ka kushtuar një shkrim vdekjes së 21-vjeçarit, duke i shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve për këtë humbje të madhe.

Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë:

Nje rrugetim i nderprere ne gjysme! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe! DEKANATI

Check Also

Kurti: Me këta të tre ia hapim rrugën VETËVENDOSJE-s në Shqipëri

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit: Për Boikenin, Iliazin e Kreshnikun: Të dashur Boiken, Iliaz …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 4 =