Home / Aktualitet / Tragjike/ 29 vjeçari me koronavirus hidhet nga kati i 3-të i spitalit ‘SHEFQET NDROQI’, ndërron jetë në vend

Tragjike/ 29 vjeçari me koronavirus hidhet nga kati i 3-të i spitalit ‘SHEFQET NDROQI’, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku trajtohen personat e infektuar me CVOID-19.

Një 29 vjeçar me inicialet XH.K është hedhur nga kati i tretë i këtij spitali, ku po kurohej për koronavirusin, duke bërë terapinë me serume dhe injeksione.

29 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Check Also

Ministri i Brendshëm Lleshaj urdhër SHÇB-së për goditje krerësh të papreferuar

Arbër DALMATI- Në Policinë e Shtetit ka nisur një “gjueti shtrigash” me urdhër të brendshëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + five =