Home / Bota / Tragjedia e dyfishtë e Libisë

Tragjedia e dyfishtë e Libisë

Tragjedia e Libisë, një vend i pasur me naftë dhe i ndarë mes fiseve i ngjan shumë tragjedive të tilla në vende të shkatërruara i ngjan shumë tragjedive të vendeve të tjera, të tilla si Afganistani, Siria dhe Jemeni. Në secilin rast, një kombinim i përplasjeve të brendshme me ndërhyrjet nga jashtë ka ushqyer një konflikt afatgjatë.

Duke rikujtuar pushtimin e Afganistanit nga koalicioni i udhëhequr nga amerikanët më 2001 dhe të Irakut më 2003, ish-sekretari i Mbrojtjes Robert Gates në kujtimet e tij argumenton se SHBA ishte e suksesshme në rrëzimin e një regjimi por nuk ia kishte idenë se çfarë duhej ta zëvendësonte atë. Arsyeja, argumentoi Gates, ishte se SHBA dështoi të merrte parasysh kompleksitetet kombëtare dhe raonale. E njëjta gjë duket se është e vërtetë edhe për ndërhyrjen ushtarake të udhëhequr nga NATO më 2011 në Libi. Kriza aktuale në Libi ka si origjina të brendshme ashtu edhe të jashtme. Kolonel muamar el-Gadafi u rrëzua në tetor 2011 në një kryengritje popullore gjatë të ashtuquajturës Pranverë Arabe. Dhe Gadafi ra si rezultat i një ndërhyrjeje të armatosur anglo-franceze të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të cilën Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara e autorizoi në bazë të parimit “Përgjegjësia për të Mbrojtur” popullin e Libisë.

Por as forcat rebele dhe as fuqitë ndërhyrëse nuk kishin asnjë plan për të farkëtuar një rend politik post-Gadafi në një vend thellësisht të përçarë. Fraksionet revolucionare nuk kishin axhendë bashkuese përtej heqjes qafe të sundimit vrasës të Gedafit, ndërsa ndërhyrësit nuk kishin strategji për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë një rend të ri të qëndrueshëm.

Fuqitë ndërhyrëse mposhtën me shpejtësi forcat e Gedafit, por dështuan të trajtojnë pasojat e qëllimta apo të paqëllimta që shkaktuan. Duke i bërë jehonë gabimeve të mëhershme të Amerikës në Afganistan dhe Irak, ata nënvlerësuan natyrën tribale të shoqërisë së Libisë dhe rëndësinë gjeostrategjike të vendit në rajonin e Afrikës së Veriut dhe Mesdheut. Fuqitë e huaja dukeshin më të përqendruara në mbrojtjen e rezervave joshëse të naftës të Libisë se sa në ndihmesën e popullit të këtij vendi për të rifituar një ndjesi uniteti kombëtar dhe për të ndërtuar një rend të brendshëm përfaqësues.

Ndërsa Libia u zhyt me shpejtësi në kaos, me grupe të ndryshme të armatosura që kontrollojnë pjesë të ndryshme të vendit, fuqitë ndërhyrëse shprehën dëshirën për t’u tërhequr sa më parë nga angazhimi i tyre. Mbi të gjitha, ata dëshiruan të shmangnin rrezikun e përfshirjes në një lloj moçalishteje që SHBA-të vuajtën në Irak dhe vijojnë të vuajnë në Afganistan. Ai vendim lejoi fuqitë rajonale dhe ato më të lartëga të ndiqnin interesat e veta në Libi duke hyrë në sherr në krah të grupeve të ndryshme.

Që nga viti 2015, të dy fraksionet luftuese janë përplasur një një betejë gjithnjë e më të përgjakshme për kontrollin e vendit: Qeveria e njohur nga OKB e Pajtimit Kombëtar me bazë në Tripoli dhe Ushtria Kombëtare e Libisë me bazë në Tripoli, udhëhequr nga gjenerali renegad Khalifa Haftar. Dhe palët kanë qenë në gjendje të ushqejnë konfliktin e tyre – me një kosto të lartë njerëzore dhe ekonomike për popullin e Libisë – kryesisht për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë. Turqia, Katari dhe Italia kanë ndërhyrë në mbështetje të qeverisë së Tripolit ndërsa Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia dhe Franca kanë ndihmuar grupin e Tobrukut. SHBA-të janë luhatur med të dyve, megjithëse presidenti Donald Trump duket se ka shprehur pëlqimin e vet për Haftarin.

Në një zhvillim shqetësues të kohëve të fundit, presidenti i Egjiptit Abdel Fatah el-Sisi paralajmëroi Turqinë dhe forcat e saj aleate kundër kapjes së qytetit strategjik të Sirtes, të cilin Ushtria KOmbëtare e Libisë e kontrollon aktualisht (krahas një territori të madh që vijon përgjatë kufirit të Libisë me Egjiptin). Megjithëse as Turqia dhe as Egjipti nuk pëlqejnë një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak, veçanërisht duke marrë parasysh problemet e rënda ekonomike të brendshme të tyre, përballja mes tyre mund të sjellë një përplasje që seriozisht destabilizon të gjithë rajonin e Afrikës së Veriut dhe Mesdheut.

Në mungesë të një konsensusi kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, bisedimet për paqe të ndërmjetësuara nga OKB në Gjenevë deri më sot kanë dështuar të prodhojnë ndonjë rezultat të prekshëm, ku njëra palë ose tjetra kanë sjellë bllokimin e bisedimeve. Konflikti pa rrugëzgjidhje ka lënë Libinë në një gjendje afatgjatë destabiliteti dhe mungese sigurie strukturore me pak shanse për rikthim në normalitet dhe me vuajtje që vijojnë për popullin.

Dalja nga kjo situatë kërkon që forcat e jashtme të tërhiqen dhe të lënë popullin e Libisë të përcaktojnë të ardhmen e vet. Për fat të keq, burimet e naftës të Libisë dhe rëndësia gjeopolitike e vendit janë bërë magnet për ndërhyrje të jashtme dhe mallkim për shtetasit e saj.

Marrë nga: Reporter

Check Also

Spanja po përballet me valën e dytë të COVID-19, 241 të vdekur në 24 orët e fundit

Ditët e fundit Europa po përballet me një rritje e lartë të rasteve të reja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =