Home / Aktualitet / Trafikim të miturish, prostitucion dhe vjedhje, kush janë të radhës që morën “letrën” nga OFL

Trafikim të miturish, prostitucion dhe vjedhje, kush janë të radhës që morën “letrën” nga OFL

Operacioni Forca e Ligjit, u ka dërguar sot formularët për deklarimimin e burimit të pasurisë tre të dënuarve me banim në Tiranë, Shkozë e Berat.

Ferdinand Etemaj ose Ferdinand Etemi, Elton Drapi dhe Dorjan Memaj, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, duhet t’i përgjigjen kërkesave me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Njoftimi:

OFL, 20 tetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

F. E. alias F. E., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

D. M., banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − ten =