Home / Kryesore / Trafik droge nga Shqipëria në Itali, SPAK kërkon 63 vite burg për anëtarët e grupit ‘Habilaj’

Trafik droge nga Shqipëria në Itali, SPAK kërkon 63 vite burg për anëtarët e grupit ‘Habilaj’

Iu doli në përgjime emri si kurshërinj të ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahirit. Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuëquajtur Habilaj.

Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar i cili prej të shtunës rezulton të jetë arratisur nga banesa ku ishte me ‘arrest shtëpie’. Habilaj u dënua së bashku me Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =