Home / Aktualitet / Trafik dhe mosrespektim masash, qytetarët ‘vërshojnë’ në bregdetin e Durrësit

Trafik dhe mosrespektim masash, qytetarët ‘vërshojnë’ në bregdetin e Durrësit

Det” makinash këtë të dielë në qytetin e Durrësit, e specifikisht në zonën e plazhit.

Temperaturat gjithnjë në rritje dhe moti me diell kanë bërë që qytetarët durrsakë dhe vizitorët kryesisht nga Tirana të zgjedhin qytetin bregdetar të Durrësit për të kaluar këtë të diel.

Baret dhe restorantet buzë detit kanë qenë të mbipopulluara, pa respektuar asnjë masë anti-Covid.

Kjo fundjavë ka sjellë një përmirësim të motit, prandaj të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë zgjedhur të pushojnë për fundjavë pranë bregut të detit.

Sic mund të shihet dhe nga videot e mëposhtme, ‘vërshimi’ i qytetarëve drejt Durrësit ka sjellë me vete dhe një trafik të dendur.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 4 =