Home / Aktualitet / Tokio 2020/ Sportistët ‘shumë të shqetësuar’ pas rastit të parë me Covid në fshatin olimpik

Tokio 2020/ Sportistët ‘shumë të shqetësuar’ pas rastit të parë me Covid në fshatin olimpik

Shefi i Olimpiadës së Tokios pranon që sportistët mundet të jenë shumë të shqetësuar, pasi një organizator i lidhur me Lojërat u bë personi i parë që doli pozitiv për Covid-19 në fshatin e sportistëve.

Personi që tani është futur në karantinë në një hotel për 14 ditë, është një nga 15 rastet e lidhura me Lojërat të raportuara të shtunën.

Organizatori doli negativ me të mbërritur në Japoni, para se të dilte i infektuar në testin e bërë në fshat.

Organizatorët kanë thënë më parë se fshati “duhet të jetë vendi më i sigurt”.

“Atletët që po vijnë në Japoni mundet janë shumë të shqetësuar. Unë e kuptoj këta,” tha shefi i Lojërave Seiko Hashimoto.

“Kjo është arsyeja pse duhet të bëjmë bllokimin e plotë. Ne po bëjmë gjithçka për të parandaluar çdo shpërthim të Covid. Nëse përfundojmë me një shpërthim, duhet të sigurohemi që të kemi edhe një plan për t’u përgjigjur situatës.”

Lojërat, të shtyra për një vit për shkak të pandemisë globale, po mbahen kryesisht pa spektatorë dhe nën rregulla të forta karantine, me Tokion aktualisht në një gjendje të jashtëzakonshme, deri të paktën më 22 gusht, në mes të shifrave në rritje të Covid-19.

Sportistët, të cilët do të testohen çdo ditë, kanë filluar të mbërrijnë në Tokio, me Lojërat Olimpike që do të zhvillohen nga 23 korrik deri në 8 gusht.

Check Also

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Presidenti Meta

Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 7 =