Home / Aktualitet / Tmerri i Covid-19 në Maqedoni, 8 viktima dhe mbi 200 raste të reja

Tmerri i Covid-19 në Maqedoni, 8 viktima dhe mbi 200 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar 241 raste të reja me koronavirus gjatë orëve të fundit nga 1.700 testimet të kryera.

Prej rasteve të reja 73 janë në Shkup, 10 në Kumanovë, 1 në Dibër, Shtip 60, Prilep 5, Tetovë 32, Strugë 3, Veles 1, Manastir 3, Ohër 2, Gostivar 14, Gjevgjeli 6, Strumicë 4, Kriva Pallankë 3, Radovish 3, Krushevë 1, Koçani 8, Probishtip 1, Demir Hisar 2, Vinicë 1, Kratovë 1, Sveti Nikole 5 dhe Kërçovë 2, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MSH shprehen se poashtu janë shëruar 51 pacientë dhe tetë të tjerë humbën jetën.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 9.026, numri i pacientëve të shëruar 4.727, numri i të vdekurve 414, ndërsa momentalisht numri i rasteve aktive në vend është 3.885.

Check Also

Sot përballja e fundit Trump-Biden

Sot do të mbahet përballja e fundit në sallën e Belmont University në Tenessy, mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + twenty =