Home / Aktualitet / TKOB: “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, balet që bashkoi figura të njohura të artit

TKOB: “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, balet që bashkoi figura të njohura të artit

Baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” bashkoi figura të njohur atë artit shqiptar dekada më parë. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shkruan se kjo vepër baleti i përket vitit 1986. “Legjenda popullore e Gjergj Elez Alisë bëhet për herë të parë subjekt i një vepre muzikore skenike e baletit “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, premiera e të cilit u shfaq në 30 mars 1986. Ky balet bashkoi figurat më të njohura të artit shqiptar, kompozitorin Feim Ibrahimi, shkrimtarin Ismail Kadare dhe koreografin Agron Aliaj, të cilët i shtuan repertorit të TKOB një vepër të re”, shkruan TKOB. Teatri ka publikuar dhe material nga gazetat e kohës, ku studiues vlerësojnë këtë vepër.

“Studiuesi dhe koreografi Engjëll Tërshana në gazetën “Drita” të datës 20 prill 1986 do të shkruante: “Është një ndër arritjet më të mira të baletit tonë kombëtar, balet i realizuar në të gjithë përbërësit, ku një rol të rëndësishëm luajti edhe piktori Naxhi Bakalli, i cili ka krijuar një dekor me etnografi të pasur, funksionale, me skenografi që krijon për çdo tablo atmosferën përkatëse të brendisë””, shprehet TKOB, që ka publikuar dhe artistët. Kompozitor Feim Ibrahimi, libreti Ismail Kadare, dirigjent Rifat Teqja, baletmaestër Agron Aliaj, skenograf Naxhi Bakalli. Rolet dhe interpretët-Gjergj Elez Alia: Ilir Kerni; Dardina: Albana Suljemani; Vëllami: Pëllumb Agalliu; Nallban Jarani: Hajdar Shtuni; Bajlozi: Ludmill Çakalli; gruaja e bajlozit: Mukadez Herebara; Adjutanti: Skënder Jazexhiu; ambasadorët: Eqerem Hoxha, Naim Mesiti, Dionis Romano; solistë në valle: Fatbardha Bengu, Domenika Ndreca.

Feim Ibrahimi (Gjirokastër, 20 tetor 1935 – Torino, 2 gusht 1997) ka qenë ndër kompozitorët më të njohur të Shqipërisë. Ai ishte i pari kompozitor shqiptar me peshë, që studioi në mënyrë ekskluzive brenda vendit, duke u regjistruar në vitin 1962 në konservatorin e sapokrijuar të Tiranës.

Check Also

Ylli i Interit rrit pretendimet financiare, klubi zikaltër pezullon rinovimin

Lautaro Martinez është një nga sulmuesit më të kërkuar të momentit dhe në skenë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =