Home / Aktualitet / Tirana nën “pushtetin” e zjarrit, në flakë pika e grumbullimit të skrapit

Tirana nën “pushtetin” e zjarrit, në flakë pika e grumbullimit të skrapit

Një zjarr ka përfshirë një pikë skrapi në rrugën Tiranë-Ndroq, në dalje të Kombinatit. Nuk dihet ende se si është shkaktuar zjarri ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në një pikë grumbullimi skrapi e varrezë makinash.

Faxweb.al raportoi më parë se një vatër tjetër zjarri është aktive në zonën e Laprakës, ku njerëzit janë në panik pasi ndodhet pranë kabinës së tensionit të lartë. Flakët nuk janë shuar ende, ndërsa zjarrfikëset janë telefonuar por nuk reagojnë për këtë ngjarje.

Banorët ankohen se është mbytur vendi në tym dhe ndihen të rrezikuar. Kujtojmë se pak ditë më parë teksa vendi ishte nën flakë pasi nga veriu në jug pyjet ishin pushtuar nga zjarret, ishin reshjet e shiut që bënë të mundur shuarjen e vatrave, ndërsa me përmirësimin e kushteve atmosferike, fenomeni është rikthyer sërish.

Gjatë fundjavës ka pasur vatra aktive në disa zona të jugut, më konkretisht në zonën e Ksamilit në Sarandë.

Check Also

Makina tip “Benz” del nga rruga, plagoset shoferi në Berat

Një makinë është aksidentuar vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Berat – Urë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =