Home / Aktualitet / Tirana mbetet pa sulmues, vjen oferta e majme për Ernest Muçin

Tirana mbetet pa sulmues, vjen oferta e majme për Ernest Muçin

Ernest Muçi mund të kalojë te Jang Bojsi ose të paktën kështu përflitet në ambientin bardheblu. Burime të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se lojtari i sulmit është pëlqyer nga drejtuesit e skuadrës së Jang Bojsit. Thuhet se Tiranës për lojtarin i janë afruar rreth 600 mijë euro.

Një shumë e madhe, në krahasim me të gjithë ofertat që u kanë ardhur bardhebluve në tavolinë. Si fillim, nuk dihet nëse shuma është e saktë, ndërsa nga ana tjetër Tirana nuk ka vendosur nëse do ta shesë apo jo futbollistin bardheblu.

Fakt është që Tirana nëse shet lojtarin, do të mbetet pa sulmues. Albion Avdijaj është transferuar në tribunë ndeshjen e fundit me Jang Bojsin dhe nuk është grumbulluar as në 18-shen zyrtare. Kjo do të thotë se nuk është në planet e Tiranës.

Derrik Sasraku nuk dihet se në çfarë gjendjeje është dhe në këtë prizëm, bardheblutë nëse shesin lojtarin, mund të humbasin shumë dhe do të përballen me një repart të boshatisur.

Check Also

Ishte “braktisur” prej 9 ditësh në portin e Patokut, zbulohet pronari i jahtit luksoz

Policia ka shoqëruar në komisariatin e Lezhës një shtetas francez, pasi dyshohet se ka dijeni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − nine =