Home / Aktualitet / “Thyhen akujt” mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

“Thyhen akujt” mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Edi Ramën për mandatin e tretë qeverisës, pak ditë pas replikave që shkëmbyen në lidhje me procesin e Berlinit dhe nismën Open Ballkan, gjatë vizitës së Angela Merkel në Shqipëri.

Letra e plotë e Kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia Juaj,

Me rastin e zgjedhjes suaj për herë të tretë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë pranoni ju lutem urimet më të përzemërta në emrin tim dhe të Qeverisë së Kosovës.

Mandati juaj i tretë vjen në një kohë me plot sfida. Përballja me COVID-19, rimëkëmbja e ngritja ekonomike dhe zhvillimi e konsolidimi i institucioneve demokratike janë vetëm disa nga sfidat të cilat kërkojnë angazhimin tuaj maksimal. Sfida këto në të cilat, Republika e Shqipërisë mund të llogarisë në mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe e shkëmbimit tregtar dhe integrimi i tregut duke hequr barrierat mes shqiptarëve në radhë të parë paraqesin mundësi të shkëlqyer, për realizimin e të cilave qeveria ime dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë.

Check Also

Jep dorëheqje Boiken Abazi nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Boiken Abazi jep dorëheqje drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Përmes një postimi në profilin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =