Home / Aktualitet / “Thyerja e selisë së PS nuk është ajo që duam”, Voltana Ademi reagon për protestën e dhunshme

“Thyerja e selisë së PS nuk është ajo që duam”, Voltana Ademi reagon për protestën e dhunshme

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për protestën e dhunshme ku u shkatërrua plotësisht selia e PS me të gjitha materialet që kishte brenda. Në një shkrim publik, Ademi thotë se thyerja e PS nuk është ajo që kërkohet dhe asnjëherë nuk është nxitur urrejtje politike.

Ademi komentoi edhe vonesën e mbërritjes së policisë duke thënë se njoftoi autoritetet më të larta, por “Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim.”

Voltana Ademi: Si qytetarja e parë e Shkodrës kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar nga arbitrartieti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet.

Ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor. Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim.

Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe përsekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vedit.

Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim.

Të rinjtë dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e asnjë provokimi kriminal, siç ka ndodhur në Tiranë nga regjimi i Edi Ramës dhe siç po ndodh sot në Shkodër. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime.

(A.M/Faxweb.al)

Check Also

Injektoi ujë biologjik në vend të vaksinës, Rama i përgjigjet teorive konspirative

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës sotme, iu përgjigj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 3 =