Home / Aktualitet / Thyen xhamat e Prokurorisë dhe godet sekretarin, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Thyen xhamat e Prokurorisë dhe godet sekretarin, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Policia ka mundur të vërë në pranga një 39-vjeçar, i cili paraditen e sotme ka thyer xhamat e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =