Home / Aktualitet / Thyen rregullat e izolimit, procedohen disa lojtarë të Juventusit, përfshi CR7

Thyen rregullat e izolimit, procedohen disa lojtarë të Juventusit, përfshi CR7

Rregullat e izolimit po kthehen në shqetësim edhe në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Autoritet sanitare të Torinos kanë sinjalizuar prokurorinë se disa lojtarë të Juventusit kanë thyer rregullat e izolimit për t’iu bashkuar ekipeve përfaqësuese. Janë larguar nga ambientit e J Hotel për tu grumbulluar me përfaqësueset respektive Bentancur, Cuadrado, Danilo, Dybala e Ronaldo, por edhe Buffon e Demiral të cilët kanë shkuar në shtëpitë e tyre. Juventus është në izolim që nga dita e hënë kur dy anëtarë te klubit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas protokollit sanitar të gjithë lojtarët dhe anëtarët e klubit duhet të qëndrojnë në izolim, ti nënshtrohen kontrolleve dhe më pas mund të largoheshin, si në rastin e Rabiot i cili ka qëndruar në Torino për t’iu nënshtruar testeve, nëse brenda 5 ditësh të dy tamponët rezultojnë negativ mund të bashkohet me Francën. Shembulli i kundërt është Napoli ku pasi dy lojtarë rezultuan pozitiv i gjithë ekipi është në izolim dhe asnjë lojtarë nuk është lejuar të grumbullohet me ekipet përfaqësuese, përfshi këto edhe Hysaj.
(BalkanWeb)

Check Also

Uashington, Mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare

Një kontigjent i madh trupash të Gardës Kombëtare mbërritën të shtunën në kryeqytetin amerikan, në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − twelve =