Home / Kryesore / Thotë që punon dhe nuk fle! ”Zhduket” prej 20 orësh Edi Rama, i gjithë vendi nën pushtetin e borës dhe acarit

Thotë që punon dhe nuk fle! ”Zhduket” prej 20 orësh Edi Rama, i gjithë vendi nën pushtetin e borës dhe acarit

“Punë jo gjumë!”, është kjo motoja e qeverisë së Edi Ramës, por që më dukshëm këtë të dielë, ku vendi është nën pushtetin e acarit dhe borës, është duke fjetur. Deri në momentet që flasim, kur vendi është pothuajse prej 20 orësh nën pushtetin e borës, me akse të pakalueshme dhe familje të gjitha të bllokuara, me rrugë ku mungon kripa, nuk ka ende një reagim nga i pari i qeverisë, që s’lë vend e ekran pa folur.

As mbrëmjen e djeshme, ku autostrada që lidh Lezhën me Milotin u bllokua për orë me radhë, duke lënë në acar qindra familje, kreu i qeverisë nuk pati asnjë reagim, ku duket se ngrohtësia e banesës e ka bërë që në rrugë të nxjerrë disa ministre, që më shumë sesa zgjidhje janë duke ofruar shown e radhës.

Faxweb.al u sjell më poshtë një panoramë të plotë të situatës në vend, nga veriu në Jug, ku problematika më e madhe duket në zonat rurale, ku ka mungesë energjie elektrike, dhe mungesë dukshëm e borëpastrueseve.

Pjesa më e madhe e territorit të Qarkut Lezhë, Bashkitë Lezhë e Mirditë sot janë zgjuar nën pushtetin e një moti arktik, pa energji elektrike dhe me rrugë të bllokuara.

Aksi kombëtar Laç-Lezhë-Balldre është i bllokuar, automjetet orietohen drejt aksit te vjetër Lezhë-Milot. Pjesa dërmuese e territorit të Bashkisë Lezhë është pa energji elektrike që të shtunën mbrëma përfshi dhe një pjesë të qytetit. Rrugët e qytetit Lezhë janë të mbuluara nga bora dhe akulli.

Ende nuk është marr asnjë masë për hedhje kripe apo pastrim, çka përbën rrezik për qytetarët të cilët kanë vështirsi në lëvizje.

Sa i takon kalimit në aksin Lezhë-Milot ai mbetet i vështirë, dhe është dashur ndërhyrja e forcave të armatosura, për të bërë të mundur që rruga të bëhet e kalueshme me zinxhirë. 4 trajlera mësohet që janë përplasur me njëri tjetrin, për shkak të ngricës që është krijuar në rrugë, ndërkohë që për qytetarët e bllokuar me makina në këtë aks janë shpërndarë batanije dhe ushqime nga ana e ushtrisë.

Po ashtu solidarë me njëri tjetrin janë treguar dhe bizneset që operojnë anës rrugës, të cilët kanë ndihmuar qytetarët që ishin bllokuar me mjetet e tyre.

Në territorin e Bashkisë Mirditë temperaturat janë shumë të ulta, në zonat e thella deri në -20 gradë. Teritoret e Njësive Administrative Orosh, Fanë , Selitë e kthellë pothuajse janë të izoluara.

Rruga e Kombit është e vetmja që është funksionale. Problem përbëjnë akset Rrëshen-Perlat-Urakë dhe Rrëshen-Kurbnesh-Lurë pasi jan akse që lidhin territore të gjëra.

Furnizimi me energji elektrike ndryshe nga teritori i Bashkisë Lezhë, Mirdita ka patur vetëm disa fshatra në zonat e thella. Trashsia e borës varion nga 30 cm deri në 50 cm në zonat e thella. (lexo ketu)

Ashtu siç ishte parashikuar nga meteorologët, edhe qyteti bregdetar i Durrësit nuk i ka shpëtuar reshjeve të dëborës. Rënia e menjëhershme e temperaturave ka sjellë dëborën e parë dhe të rrallë edhe në qytetin e Durrësit.

Megjithatë, krahas kënaqësisë që u kanë ofruar qytetarëve, flokët e dëborës që kanë nisur të bien që rreth orës 17:53 të ditës së djeshme kanë krijuar jo pak problematika.

Ditën e djeshme bashkia postoi disa foto në të cilat shiheshin punonjësit e bashkisë duke hedhur kripë në rrugët kryesore të qytetit për të lehtësuar levizjen e automjeteve në akset e mbuluara nga ngrica, mirëpo duket se gjithçka paska qenë një propagandë, sepse pothuajse të gjitha rrugët janë të pushtuara nga ngrica.

Pra, Ndërmarrja e Rrugëve nuk ka bërë asgjë, duke rritur kështu rriskun e aksidenteve të mundshme.

Sakaq, një aksident është regjistruar ditën e sotme mëngjesin e hershëm, rreth orës 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë.

Një ambulancë, me drejtues shtetasin me iniciale I.D, 51 vjeç banues në Sarandë, ka rrëshkitur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja Arziko Shehu, 71 vjeçe.

Sipas burimeve të FaxNews, 71 vjeçarja po transportohej për në Tiranë, pasi ishte bartëse e Covid-19 dhe gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar.

Sakaq, grupi hetimor ende po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Sakaq, moti i keq dhe era e fortë që ka shkaktuar dallgëzim të madh kanë sjellë edhe pezullimin e lundrimeve të linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas.

Burime nga Kapitaneria e portit të durrësit na bëjnë me dije se trageti i linjës Adria Ferries nuk do të niset mbrëmjen e sotme nga Durrësi dhe po ashtu trageti i kompanisë GNV nuk do të niset nga Bari.

Ndërkohë trageti Rigel VII është nisur për në Bari mesditën e djeshme rreth orës 13:05, 10 orë para nisjes së zakonshme që bëhet në orën 23:00.

Ndërkohë peshkarexhat dhe anijet e tonazhit të vogël kanë anulluar lundrimet në drekë, pasi deti me dallgë 7 deri në 8 ballë nuk mundëson lundrimin e tyre.

E diela e 14 shkurtit e ka gjetur qytetin e UNESKOS të mbuluar me petkun e bardhë. Rreshjet e borës të  rëna gjatë natës së mbrëmshme kanë përfshirë gjithë qarkun e Beratit. Qyteti ka marë pamje tepër të bukur sidomos lagjet muzeale ndërsa qytetarët e kanë pasur të vështirë  të lëvizin nëpër rrugë, pasi bora ka ngrirë disa centimetra.

Sipas raportimeve nga rrethet mësohet se akset rrugore Berat -Skrapar,Berat -Fier janë të kalueshme. Ndërsa në fshatrat e Skraparit si Leshnje, Gradec , Radësh, Gjerbs qafë Dëvri kalohet vetëm me zinxhirë.

Vështirësi ka edhe në fshatrat e Tomorrit si Lybesh, Kapinov, Tomor i vogël etj. Bora ka sjell vështirēsi  edhe zonën e Shpiragut sidomos në rrugët fshatrave Sinjë, Mbreshtan dhe Paftal pjesë të Bashkisë Berat. Mësohet që këto rrugë po kriposen për të lehtësuar automjetet për lëvizje.

Gjithsesi pritet një raportim më i detajuar nga shtabi emergjencave pranë prefekturës Berat për gjendjen e rrugëve.

Mbrëmjen e djeshme dhe deri ne oret e para të mëngjesit në qarkun Elbasan kemi pasur reshje dëbore me intensitet të mesëm e të ulet të shoqëruara me erëra të forta. Temperaturat kanë qenë nën zero gradë gjë që ka sjellë praninë e ngricave në akset rrugore nacionale, rurale dhe në rrugët e brendshme të bashkive të qarkut.

Gjate nates është ndërhyrë në 2 raste urgjente ku rrezikohej jeta e shtetasve. Neë fshatin Xibrakë të Nj.A Labinot Fushë mjeti autoambulancë i thirrur nga një shtetas ngeci në rruge. U ndërhy nga ana e bashkisë me mjetet e saj dhe u mundësua transportimi  i shtetasit neë spital. Në fshatin Gjyrale te Nj.A Gostime si pasojë e mungesës së energjisë elektrike u mundësua nga ana e bashkisë Cërrik dërgimi i një gjeneratori për një të semure me Covid-19 i cili përdorte aparaturë oksigjeni.

Në aksin rrugor nacional Elbasan-Rrogozhinë (në Balldren), Elbasan-Belsh (në Shalës), Elbasan-Gramsh (në Banjë) mëngjesin e sotëm kemi pasur bllokime të pjesshme nga prezenca e madhe e akullit. U njoftuan firmat kontraktuese për hedhjen e kripës në këto pika. Në akset Elbasan-Qafe Thanë e Elbasan-Gjinar trashësia e dëbores ka arritur mbi 20 c,  por tashme kjo është në n ndikimin e temperaturave të ulëta gjë që ka krijuar ngrica.

Neë aksin rrugor Librazhd-Stëbleve një pjese e aksit është e bllokuar në segmentin Fushë Studen-Klenjë ku kemi një prezence dëbore deri 70 cm trashësi. Po punohet për hapjen e rrugës nga firma kontraktuese.

Në bashkinë Elbasan kemi bllokim të akseve Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Funare ku në terren po punohet për hapjen e tyre. Gjithashtu po punohet edhe në rruget e brendshme të bashkisë me hedhjen e kripës për lehtesimin e qarkullimit  të mjeteve.

Në furnizimin me energji elektrike kemi probleme në Nj.A Gjergjan, Shalës, Shushiceë, Tregan, Funar të bashkisë Elbasan, në Nj.A Oorenje, Hotolisht, të bashkisë Librazhd ne Nj.A Mollas të bashkisë Cerrik dhe Nj.A Grekan bashkia Belsh. Po punohet nga grupet e OSHE për riparimin e defekteve.

Situata në Librazhd dhe në Prrenjas

Situata nga reshjet e debores ka paralizuar të gjithë rrethin e Librazhdit dhe Prrenjasit  mëngjesin e sotëm, aksi Elbasan – Librazhd – Qafë thanë paraqitet i kalueshëm me zinxhirë, edhe pse është punuar gjatë nates për ta pastruar vazhdon teë mbetet aks problematik për shkak të ngricave të pranishme në rrugë.

Momentalisht nga ana e dy bashkive si në Librazhd dhe Prrenjas po punohet për pastrimin e rrugëve të qytetit ndërkohë rruget rurale janë të pakalueshme kjo për shkak të trashësisë së madhe të dëborës dhe ngricave.

Pa energji elektrike paraqitet rreth 70% e qytetit të Librazhdit ku përfshihen 4 gabina me difekt si edhe Njesitë administrative Orenjë, Lunik, Stebleve, Qender dhe Hotolisht.

6 turistë kanë mbetur të bllokuar në Vermosh pasi rrugët jane të izoluara nga dëbora e cila arrin deri në gjysmë metri, e ndërsa temperaturat shënojnë -15 gradë celsius. Ata janë bllokuar në mjetin e tyre ndërkohë që bëjnë thirrje për ndihmë pasi nuk kanë ushqime dhe ndihma të tjera të nevojshme për të mbijetuar në kushtet e të ftohtit ekstrem, raporton Faxweb.al.

Gjate natës ka pasur rreshje te dendura dëbore dhe erëra te forta çka ka bërë që rrugët  e fshatrave veriore të ngrijne duke vështirësuar kështu qarkullimin.

Janë rreth 20 km rrugë që lidh fshatrat Tamarë, Vermosh , Lëpushë dhe Selcë e cila është e bllokuar nga dëbora dhe fshatrat janë totalisht të izoluar .

Në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese, që të mund të ndihmojë në zhbllokimin e qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë që prej dy ditësh zona e Vermoshit, Budaçit  dhe e Lepushes është në errësirë të plotë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Autostrada Rrogozhinë-Lushnjë në të gjithë gjatësinë është e mbuluar nga akulli dhe rrezikon seriozisht levizjen e mjeteve të qarkullimit në të.

Prania e dëborës e cila në temperaturat nën zero ka ngrirë, ka qenë shkak i përplasjes se disa mjeteve dhe daljes nga rruga të një furgoni transporti mallrash.

Këto kanë ndodhur në afersi të fshatit Dushk, ku ngrica në autostradë është tepër e madhe.

Prania e dëborës në autostradë e bën levizjen e mjeteve tepër të ngadaltë.

Nga ana tjetër edhe pse është ngricë e temperaturat janë nën zero, askush nuk është kujtuar të hedhë kripe apo skorje në rrugë për të eliminuar akullin për të lehtësuar levizjen e mjeteve. Autoriteti rrugor shteteror nuk ka marrë asnjë masë për këtë situatë e cila është emergjente.

Në gjithë territorin e Qarkut të Gjirokastrës nga ora 02:00 e në vazhdim pati rreshje dëbore me intensitet të ulët, të cilat u ndërprenë rreth orës 05:00. Në territorin e qytetit të në qytetet e Tepelenë, Memaliaj, Përmet dhe Këlcyrë ka dëborë 3-5 cm.

Trashësia e dëborës në Njësitë Administrative Pogon, Bashkia Dropull, Zagorie, Bashkia Libohovë, Cepo, Picar (Kolonjë –Golem), Bashkia Gjirokastër, varion nga 20 – 30 cm. Rrugët për në fshatrat e Zagories, Pogonit, Golemit janë të pakalueshme.

Trashësia e dëborës në Njësitë Administrative Buz, Lopës, Kurvelesh, Bashkia Memaliaj dhe Tepelenë, varion nga 15 – 25 cm. Rrugët janë të kalueshme me zinxhirë. Bashkia Këlcyrë, dëborë rreth 5 cm, rruga e kalueshme me zinxhirë, Njësia Administrative Frashër, Bashkia Përmet, rreth 25 cm, rruga e pakalueshme. Në aksin rrugor Përmet – Tre Urat dhe Çarçovë – Leskovik ka 5 – 8 cm dëborë, por rruga është e kalueshme. Ne zonat malore po vazhdon te kete rreshje debore.

Kur prej pothuajse 20 orësh vendi është nën pushtetin e borës, dhe ngricave që janë prezente në akset kryesore, Ministria e Mbrojtjes ju kërkon qytetarëve që të evitojnë lëvizjet dhe udhëtimet e panevojshme.

Në një njoftim të bërë publik për mediat, MM shprehet se në ditët në vijim do të kemi një ndërprerje të reshjeve, por ulje të temperaturave që do të sjellin ngrica në shumë prej qyteteve.

Njoftimi i plotë i MM:

I gjithë territori i vendit tonë ditën e sotme është mbizotëruar nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe me reshje dëbore. Si rezultat i reshjeve të borës në disa qarqe të vendit kemi pasur problematika në disa akse rrugore.

Ditët në vijim pritet mot i kthjellët, por për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica në rrugë.

Ditën e djeshme si rezultat i reshjeve të borës është bllokuar aksi rrugor Milot-Lezhë. Situata ishte shumë e vështirë pasi 2 kamionë ishin përplasur me njëri-tjetrin dhe ishte e pamundur qarkullimi i mjeteve. Është organizuar puna me forca dhe mjete si dhe batanije dhe karburant për automjetet e bllokuara në këtë aks rrugor. Pas një pune të gjatë aksi rrugor është hapur me vështirësi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe ka filluar qarkullimi i mjeteve.

Si pasojë e reshjeve të borës, ditën e djeshme ka pasur bllokim të aksit rrugor Elbasan- Librazhd. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë së shtetit dhe firma kontraktore të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës. Nga informacioni i marrë sot në mëngjes aksi rrugor është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.

Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë rritur gatishmërinë në të gjithë vendin për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Aktualisht trupat dhe mjetet e FA janë të angazhuara në zonën e Nënshkodrës për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, të prekura nga përmbytjet.

Një borëpastruese e Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale të Drenovës është angazhuar për pastrimin e aksit Korçë-Kapshticë.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qytetarëve të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme, sidomos në akset me prani të theksuar të ngricave.

Moti i keq me reshje të dendura bore ka detyruar FSHF-në të shtyjë  të gjitha ndeshjet e parashikuara për këtë javë. Të gjitha ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve, shtyhen deri të shtunën e ardhshme, datë 20 shkurt 2021.

“Moti i keq dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit që të shtyjë të gjitha ndeshjet e parashikuara për këtë javë. Federata e Futbollit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e të gjitha klubeve dhe është njohur me situatën e rënduar të terreneve sportive dhe stadiumeve, ku do të zhvilloheshin shumë ndeshje.

Duke vlerësuar këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të shtyjë ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve deri të shtunën e ardhshme, datë 20 shkurt 2021.”, njofton FSHF.

Ndeshjet e parashikuara për t’ua luajtur këtë të diel dhe gjatë javës, do të luhen në një datë të mëvonshme, që do të përcaktohen nga Sektori i Garave në FSHF.

ARRSH ka dhënë informacione lidhur me akset rrugore në vend, një pjesë e të cilave kanë vështirësi në lëvizje për shkak të reshjeve të borës.

Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka pasur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.

Aksi është i kalueshëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku. Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.

Me konkretisht, situata paraqitet:

Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.

Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.

Aksi është i kalushëm, përvecse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.

Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.

Me konkretisht, situata paraqitet:

RAJONI VERIOR

Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

RAJONI QENDROR

-Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

RAJONI JUGOR

Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Nisur nga situata e krijuar për shkak të motit të keq, me prezencë të akullit, borës dhe ujit në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës:

Të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e Policisë rrugore dhe të autoriteteve të tjera.  

Të vendosin gomat e dimrit në automjetet e tyre.  

Të vendosin zinxhirët para se të fillojnë lëvizjen me automjet, pasi punonjësit e Policisë nuk do të lejojnë qarkullim e automjeteve pa zinxhir.

Të vendosin rripin e sigurimit.

 Të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Të kufizojnë në maksimum shpejtësinë, pasi në të gjitha akset rrugore ka prezencë të akullit dhe të borës, gjë që rrit rrezikun e përfshirjes në aksidente rrugore.

Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore nacionale, në qytete dhe në qendrat e njësive administrative, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë qyetarëve në nevojë.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë duke operuar në terren, në koordinim e bashkëpunim me autoritetet e tjera përgjegjëse, për normalizimin e situatës së krijuar si pasojë e motit të keq.

Për çdo problem apo informacion mund të telefononi në numrin pa pagesë 112 ose shkruani në Komisariatin Dixhital, duke iu siguruar reagim të menjëhershëm.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Një shqiptar në planetin Mars, kush është 17-vjeçari që fitoi konkursin e NASA-s

Bennet Nura 17 vjeç, është shqiptari i parë që tashmë i ka arritur emri në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + fourteen =