Home / Kulture / Thjesht Muharremi- ( per kineastin e shqiptareve ne diten e ndarjes prej nesh)

Thjesht Muharremi- ( per kineastin e shqiptareve ne diten e ndarjes prej nesh)

Natasha Lako
Thjesht Muharremi-
( per kineastin e shqiptareve ne diten e ndarjes prej nesh)
Shume njerez nuk mund te dine se Lufta e Dyte Boterore mund te ishte nje kufi,midis atyre te lindur para saj dhe pas saj.Dhe une me Muharrem Fejzon, i takojme dy brezave te ndryshem.,jo se na ndajne vite, por nje mur i holle entusiazmi.
Muharremi i takon atyre te rinjve shqiptare,te entusiazmit , si nxenes te mbledhur rreth nje Liceu Artistik, si tregon vete Muharremi qe i binte fisarmonikes neper rruget e Tiranes pa u lodhur.
Brezit tim, vetem ja mesuan kete entusiazem.Megjithate gjithe bashkepunimi yne i gjate, une si skenariste dhe Muharremi si regjisor, ne tre nga filmat qe i duam shume , na lidh me nje dashuri te sprovuar.Dhe pata rastin ta takoj ate dhe bashkeshorten e tij deri ne keto dite Covidi, te vetmit qe kemi bere perjashtim t’i shohim nga afer.
Dhe sa here si gjithenje kujtonte kete adoleshence me miq te rinise qe i donte teper, mendoja se gjithsesi ai kishte provuar si femije i paraluftes ndonje lloj tjeter shkendija lirije te rinise se pare, ndersa brezi im levizjen e lirise se plote e ndjente vetem undergraund.
Kolonja ku kishte lindur e njohu dalengadale si nje nga bijte e vet te shquar, deri sa nje dite kur e priten me nderime, si tregonte vete duke qeshur, kishte njerez qe pandehen se ishte kthyer t’i merrte ndonje tjetri qe kishte ngelur ne vend pronat.
Dhe mjafon kjo kornize per te udhetuar ne te gjithe jeten e Muharrem Fejzos,deri te dalta e tij te cilen nuk e ndau deri ne fund te jetes,si e mesoi ne ate Lice qe ,zevendesonte nje shkolle te tere akademike.Dhe ky profesion i pare i beri qe edhe filmat t’i punoje si me dalte.Per kete e ndihmoi edhe puna e tij si grimior ,(make up) ne ndertimit e karaktereve te roleve, qe kur ishte student ne Akademine e Arteve.Sepse Muharremi mund te quhet edhe njeri i punes.
Duhet te kete bere perpjekje kolosale per te ardhur ne Tirane, nga Kukesi, ku u emerua per here te pare pas perfundimit te studimeve, si tregon vete ne librin e tij me kujtime, plot me te pathena. Por aftesia e tij per t’u lidhur me njerezit ishte e jashtezakonshme dhe fati ishte thene qe ta kuptonin.
Dhe e para dhe mbi te gjithe e ka kuptuar gjithe jeten bashkeshortja e tij Nadi, nje nga vajzat me te bukura durrsake, qe i sherbente me aq perkushtim Muharrem Fejzos, si nje artisti te vertete..
Dhe duhet thene me force se Muharrem Fejzo i takon atij brezi qe u krijua plotesisht nga vetja prej punes se tij plot pasion.Sepse fati dhe rrethanat sillnin kineaste,qe do t’i pranonte ose mposhtte ekrani. Edhe perfaqesues te drejtperdrejte te Luftes,qe vazhdonte edhe ne betejat e artit por edhe te rinj qe merrnin krahe ne kete rruge arti nga mbeshtetje tw nomenklaturave qe i njihnin me drejtperdrejt perspektivat e kinematografise. Muharrem Fejzo i nuk i perkiste as njerit rast as tjetrit. Por ishte ekrani i salles se vizionit te pare filmik,.peshorja e cdo fati.
Njohja ime me Muharrem Fejzon, fillon nepermjet traumws se parw, per mua brenda kinostudios,,ku edhe une qe ne ditet e para te punes ne vitin 1976 kam pare aq direkt se cdo te thoshte te zhduknin fytyren e nje aktori nga ekrani, pa dale ende filmi ne publik.
Dhe kjo ndodhi menjehere pas vizionimit te filmit ”Fije qe priten” komision pas komisioni, deri sa u vendos qe te zevendesohej krejt me nje aktor tjeter roli i luajtur prej Robert Ndrenikes. Ishte njesoj si te zhdukje nje egzistence.Dhe fjala rixhirim,ne Kinostudio qe prej asaj dite mesova se tingellonte tmerrshem.
Aftesia e Muharremit ishte te bente sikur mund te kaloheshin lehte keto ngjarje, por ai nuk e harroi Bertin e tij, ne shtepine e te cilit shkuam nje dite se bashku per t’i ofruar nje rol per filmin “Mesonjetorja.”
Te dy vazhdonin te benim “”nje jete” brenda redaksise se filmit,kur perpunoheshin gjithe draftet e pare te filmave te ardhshem .Dhe ku une une kisha nisur punen si redaktore, ndersa Muharremi tashme ishte regjisor i njohur me filmin “Operacioni Zjarri”dhe “”Kapedanin” e famshem si bashkeregjisor.
Por gjate muajve te pare te punes sime, ai u muar perseri me ‘Fije qe priten”, i cili meriton nje analize me vete per suksesin e tij.sI film qei kerkon nga ana e Muharremit edhe nje fare paqeje
Por qe atehere Robert Ndrenika dhe Roza Anagnosti e nje roli dramatik,do te beheshin per mua aktore te dashur te filmit.
Gjate aprovimit te skenarit tim “Mesonjetorja,” qe une ne fillim e kisha quajtur,” Nje dite sa njeqind vjet”,ndjeva menjehere interesimin e Muharrem Fejzos. Tema ishte shume larg gjithe filmave qe ishte prodhuar deri atehere brenda Kinostrudios, por ndihmonte edhe atmosfera e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit. Muharrem Fejzo e mori skenarin me entusiazmin qe e karakterizonte.Sepse asnje film nuk mund te realizohej prej tij pa frymezimin e tij dhe entusiazmin.
Dhe entusiazmi i pare ishte te beheshim miq ,ashtu si behej ai edhe me te gjithe bashkepunetoret, perfshi edhe asistentet e tij, nje prej te cileve Gjergj Xhuvani.
Nuk i harroj ato vizitat ne shtepi te tij, me nje atmosfere te mrekullueshme artisti qe ai e ruajti gjithe jetes, tek ngjitje shkallesh ne nje shtepi te vogel dhe te bukur,qe per mua duhet te kishte mbetur si monument.
Dukej sikur ai e kishte marre perseper filmin, nga respekti dhe dashuria e madhe per te atin,nje burri krenar dhe autoritar.Dhe e them gati me siguri te plote se edhe filmi tjeter historik “Guna permbi tela” per luften e Vlores me skenar te Duro Mustafait, u realizua ne nderim te figures dhe kujtimeve te babait te tij, ashtu si u realizuan edhe shume figura femerore, qe ruani sqimen e nenes se regjisorit.Dhe nga ai kam kuptuar per here te pare edhe rolin e madh qe ka luajtur ne jeten kulturore dhe njekohesisht shteterore, ne Shqiperi krijimi i bandes se pare muzikore, me shqiptare te kthyer prej Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nje prej te cileve ati i tij,postuar prej tij deri ne fund te jetes.Dhe se gjithe shoqeria kerkonte nje ploteri jete te nje disipline te organizuar deri ne gjestin muzikor kaq solemn te jetes.Dhe kjo tregonte prirjen per perfeksion te nje shoqerije te corganizuar deri sot.
Gjate gjithe perpunimeve te skenarit,une gjithenje vija gjithashtu me shprese qe Muharrem Fejzo te lexonte edhe ndonje poezi timen, per te kuptuar edhe tonalitete te mija te brezit jo aq me shume entusizem.Dhe ne qoftese ne filmin” Mesonjetorja” ai futi bukur frymen e gjithe epokes historike, une u perpoqa te fusja dhe veten, gjithenje e akuzuar neper korridoret e Kinostudios,per nje bote poetike, qe fatkeqesisht kuptohej si idilizem. Por natyrat poetike arrijne ta kuptojne njeri tjetrin.
Dhe une kuptova se pervec regjisor Muharrem Fejzio ishte nje qytetar i madh.
Ne filmin “Nje emer midis njerezve”, ai iu fut materialeve historike nga e para, vecanerisht jetes parlamentare te viteve 1920,1924, sepse cdo regjisor kerkon te beje te tij cdo ‘fije “filmi.Dhe ne ishin koshiente qe i jepnim publikut per here te pare jeten parlamentare , e cila deri sot nuk ka zene vend te plote ne jeten politike shoqerore shqiptare. Neqoftese ky film po thuaj nuk jepet per shkak se Parlamenti i atehershem ka permendur traktatin e fshehte te Londres te demaskuar prej Leninit, ky nuk besoj te quhet nje faj, por nje fakt historik.
Dhe perseri atmosfere e mrekullueshme e filmit, thellesi kuadri e skalitur si me dalte, pune pikture e dale kesaj here nga dora e nje regjisori , qe frymezon te gjithe bashkepunetoret.Atmosfere jete shqiptare kaq e ndryshme dhe kaq epokale nga filmi ne film,deri te “Guna per mbi tela,”qe ne vizionin e pare para gjithe kieasteve ishte gati shtanges.Nuk i harroj ato fjalet e tij kur punonte ne shtepi me grupin e pare realizues, piktorin dhe operatorin,ku nuk nguronte te me ftonte edhe mua.Dhe moton per kater shtyllat e tij,qe i kerkonte gjithenje lidhur me dramaturgjine, per tw cilat ngulmonte gjithenje dhe se pari i takonin dramaturgjise se filmit dhe shpreheshin me nje kredo fantastike. Sepse nuk mbahet muri vetem me nje tra.Sipas tij filmi nuk mund te mbante peshe pa tre apo kater shtylla te fuqishme,qe sa me dramaturgjine kishin lidhje edhe me nje strukturim te plote.Ne zyren e drejtorit, ku hidhej firma perfundimtare, per te futur filmin ne prodhim,mund te behej nje gjyq i vertete por si nje beteje artistike e natyrshme dhe e shumefishte,midis skenaristit, regjisorit dhe aprovuesve te filmave te tij, si pershkruhen edhe ne librin e tij me kujtime.Por nepermjet ketyre lloj debateve u bera edhe une kineaste, si u bene edhe plot te tjere,qofte shkrimtare, qe jashte Kinostudios nuk arriten te kuptonin plotesisht gjuhen filmike.
Muharrem Fejzo e njihte kete gjuhe si te thuash nga brenda,qe ne plasticitet.Dhe nga dashuria per bashkestudentin e tij Vangjush Furxhi, per te cilin foli gjithe jetes me adhurim te madh ,realizoi edhe filmin “Montatorja”
Te gjithe ravijezimet dhe gervishtjet e jetes se tij, u perpoq t’i tregonte nepermjet nje drame realiste te filmi”Binaret ” te cilin ai e donte teper, por qe asnjeri nuk e pa ne origjinal, njesoj si “Gunat permbi tela”. Por une asnjehere nuk mund te arrija te kuptoja perse, si me thoshte vete , e kishin pare aq shtrember,vetem e vetem se dy motrat e tij ishin martuar me italiane qe gjate luftes, dhe jetonin pertej Adriatikut.
Kur mori ne dore per te realizuar filmin “”Muri i gjalle”mbi balladen e famshme te murimit, as une as ai nuk mund te mendonim,se do te vinte dita qe te mbronim kete legjende shekullore.
Sepse sipas njerezve te komisioneve nga legjenda dilte se dy vellzer kishin tradhetuar Dhe kuptohej sipas tyre se asnje njeri nuk mund te kishte jete te vet te brendeshme dhe motive personale.Dhe te rezistoje per kete jete te brendeshme,qofte te filmi “Operacioni zjarr”’nuk ishte pak.Dhe kete Muharrem Fejzo e realizonte nepermjet skalitjes se figurave te roleve, thua se kishte mesuar neper akademite londineze te ndertimit dhe nenvizimit te karaktereve.
Per vete ai ishte nje karakter i jashtezakonshem, i mbushur plot humor, deri ne fund si edhe i padorezueshem lehte. Kolonjar tiranas , qe kishte marre shume edhe nga Kukesi,si edhe nga Italia e tij aq personale dhe familjare, qe me sa duket prej kohesh e lidhi edhe me nje vajze durrsake.
Ne tensionet e punes dhe montazhit, kur ne Kinostudio punohej naten ,vecanerisht per “te mbyllur” fundin e vitit, ashtu ne pagjumesi dhe tension si dhe ankesa shendeti, i vinte nga shtepia darka e vecante, sa mua me vriste ndergjegja per pakujdesite e mija familjare.
Arben Bajo, skulpori i talentuar shqiptar qe humbi nga Covidi, po si nderim dhe perkedhelje te miratuar nga publiku,,ka lene nje koke bust te Muharrem Fejzos si kujtim te pavdekshem qe meriton ky kineast kaq i palodhshem dhe kaq i perkushtuar. Filmat e tij deshmojne nje pune vigane.Davidin qe matet me Goliatin.Dhe vepra jeton,sebashku me ngjarjen e hidhur te vdekjes se Sander Prosit gjate xhirimeve te nje filmi mbi nje pranvere te hidhur. Dhe filmi jeton.Godard shqiptar, i ri si ne foto, me filma te atmosferes piktoreske,mbeshtjelle me pasion dhe mjergullen e enderres.I qeshur dhe kercimtar.Me papijon ne festa..Ku i gjete te gjithe ato minuta,ore, vite,shekuj, o Muharrem Fejzo qe i le per te tjeret. Nderim nje artisti kaq te bekuar.Thjesht Muharremit .

Check Also

Sotir Gjika/ Gazetari me zërin e shqiptarëve në Evropë, letërkëmbimi me Asdrenin

Një gazetar unik shqiptar që nisi karrierën në moshën 22 vjeçare, që ndërtoi dhe kontribuoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − ten =