Home / Aktualitet / Theu rregullat e Covid-19, ja si justifikohet Ermal Mamaqi

Theu rregullat e Covid-19, ja si justifikohet Ermal Mamaqi

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka kërkuar ndjesë për aktivitetin, ku u grumbulluan një numër i madh njerëzish.

Trajnimin ai e ka bërë më datë 30 janar në Tiranë, duke shkelur rregullat kundër Covid-19.

Kundrejt çdo rregulli anti-Covid, aktori realizoi një seminar, ku numri i personave në sallë ishte tepër i madh dhe për më tepër nuk respektohej distancimi fizik, apo dhe mbajtja e maskës.

Ai u është gjobitur, por shuma e gjobës nuk është bërë publike ende.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mamaqi është justifikuar duke thënë se në trajnim erdhën më shumë njerëz nga sa e kishin planifikuar dhe e kishin të vështirë që të mos i pranonin brenda.

Postimi i plotë:

Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit.

Më lejoni tju sqaroj që Trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.

Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brënda…

Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.

Por pikërisht kjo situatë  më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time.

Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?

Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm  për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat trengtare.

Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja!

Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.

ermal_mamaqi.png

Check Also

Organizoi ceremoni mortore, gjobë 1 milion lekë për pronaren e lokalit

Administratorja e një lokali në Lushnje është ndëshkuar me gjobë 1 milion lekë pasi në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + 7 =