Home / Bota / Theu rregullat anticovid, këngëtarja shqiptare shoqërohet nga policë të armatosur

Theu rregullat anticovid, këngëtarja shqiptare shoqërohet nga policë të armatosur

Pasi theu rregullat anti-covid në Britani të Madhe gjatë pandemisë kur organizoi festë për ditëlindje në një restorant, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shkuar në Australi dhe aty është shoqëruar nga policia.

Mediat australiane kanë fotografuar këngëtaren që shoqërohet nga policë të armatosur, të cilët po e dërgojnë në karantinë sipas rregullave të udhëtimit për këdo që hyn në Australi.

30-vjeçarja duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë në dhomën e saj të hotelit, për shkak të masave të rrepta që ka vendosur qeveria australiane.

Në fotot e shkrepura në aeroportin ndërkombëtar të Sidneit, Rita Ora ka mbuluar tërësisht fytyrën, është veshur me pallto ngjyrë bezhë, teksa policë të armatosur e shoqëruan përgjatë gjithë rrugës deri në hotel ku do të qëndrojë në karantinë.

E megjithatë, do të jetë një karantinë luksoze për Rita Orën, pasi do të qëndrojë në një hotel me 5 yje ku një natë kushton 270 Paund.

Check Also

“Kap ça të kapësh”/ Mevlani bën këngë për Antonelën e Ledjanën, në videoklip Arjan Konomi(VIDEO)

Mevlani, Antonela dhe Ledjana janë kthyer në treshen më të komentuar në Shqipëri, pas pjesëmarrjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + four =