Home / Editorial / “THESI” ME VAKSINA I EDI RAMËS SI AI I PRIVILEGJEVE TË RAMIZ ALISË

“THESI” ME VAKSINA I EDI RAMËS SI AI I PRIVILEGJEVE TË RAMIZ ALISË

Një aktivizim i paparë i Edi Ramës është konstatuar javët e fundit, lidhur me menaxhimin prej tij personalisht të vaksinave. Aktivizim që nis nga pritja e një kutie me numër modest vaksinash në aeroportin “Nënë Tereza” dhe deri tek udhëzimet që u jep infermiereve çpues të të vaksinuarve nga njeri rreth në tjetrin, apo caktimi i kategorive të popullsisë që duhet ta bëjnë të parët, të dytët, të tretët etj. vaksinën antiCOVID.
Në shterimin dalëboje të mosrealizimit të pjesës dërmuese të premtimeve të bëra gjatë fushatave të shkuara 2013 dhe 2017, vaksinat dhe vaksinimi janë sebepi me i fundit që ka zgjedhur Kryeministri i “rilindjes” për ta venë në sherbim të propagandës elektorale të “rilindjes” . E theksojmë, turi i kryeministrit që nuk e ka për gjë të lëshojë premtime pa hesap, vijon me vaksinat nga që gjithçka tjetër e ka ezauruar, madje kjo është arsyeja që përligj dhe disa pika të Lulzim Bashës, siç është ai për pagën 40 mijë lekëshe si kufi i rritjes në një mandat të tretë. Që O Zot nëse do ndodhë mjerë ne dhe jo vetëm për thellimin e varfërisë, por edhe të të tjera parametrave të firuara të demokracisë nën politkat cop-cop të “rilindjes”.
Mirëpo çfarë tregon aksioni Rama i menaxhimit të vaksinave dhe vaksinimit? Nga jo pak reagime të bëra nëpër rrjetet sociale, për ta portretizuar sa më realisht, kemi përzgjedhur vlerësimin e Z. Parid Turdiu, i njohur për komunikimin nëpërmjet rrjeteve sociale. Ja çfarë kumpto z. Turdiu:
“Me kane treguar se ne vitet e fundit Ramizi merrej personalisht me shperndarjen e privilegjeve te Bllokut, lugë e pirunj, qe dikur Enveri ia linte Drejtorise se Pritjes, ose “shoqeve”.
Ishte shenje e degradimit te regjimit; uzina e fabrika nuk po ndertoheshin më.
Rama shperndan personalisht vaksinen.”/ Arberianews.net

Check Also

Shënohet numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, qindra raste të reja

Shqipëria ka regjistruar sot një prej ditëve më të zeza që nga fillimi i pandemisë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − seventeen =