Home / Bota / Ther me thikë burrin e katërt, u zunë për karikuesin e iPad-it

Ther me thikë burrin e katërt, u zunë për karikuesin e iPad-it

Një grua nga Britania e ka therur për vdekje bashkëshortin e saj të katërt me një thikë kuzhine pas një grindjeje për një mbushës të iPad-it. Penelope Jackson, 65 vjeçe, është akuzuar për vrasjen e bashkëshortit David Jackson, 78 vjeç, në shtëpinë e tyre në Berrow, shkruan Daily Mail.

Dhëndri i viktimës, Jeremy Mullins, tha se çifti ka qenë në kuzhinë dhe të dy ishin të qetë kur filloi grindja mes tyre.

“Ishte një nga ato grindjet për keqardhje, qartazi për karkikues për iPad. Ata të dy dëshiruan që t’i mbushnin pajisjet e tyre dhe kishin vetëm një karikues, prandaj filluan të grinden për atë se kush duhet ta përdorë i pari mbushësin”, tha Mullins.

Jackson, i cili më parë kishte shërbyer në ushtri, vdiq nga plagët e marra. Autopsia vërtetoi se ai ka vdekur nga disa plagë të shkaktuara nga thika.

Të afërmit thanë se Jackson ka qenë i martuar për 25 vjet, ndërsa ka pasur fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.

Fqinjët thanë se asnjëherë nuk kanë dëgjuar përleshje mes burrit dhe gruas që u përfshinë në këtë rast.

“Ata ishin fqinj të përsosur. Ishin gjithmonë miqësorë, nuk bënin shumë zhurmë dhe unë kurrë s’kam dëgjuar zëra të ngritur mes tyre”, tha një fqinj që deshi të mbetej anononim.

Check Also

Ilaçi që kuroi Trump, Agjensia Europiane e barnave miraton ‘koktejin’ efektiv anti-Covid

Sipas Komitetit të EMA-së për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor, “kombinimi” i antitrupave monoklonalë “i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + ten =