Home / Aktualitet / Themelohet institucioni i Operës së Kosovës

Themelohet institucioni i Operës së Kosovës

Pas shumë përpjekjeve dhe zhvillimeve të hovshme në komunitetin artistik në Kosovë dhe një kontributi të madh nga kompozitorët, instrumentistët, solo-këngëtarët, dirigjentët dhe shumë e shumë personalitete, themelohet institucioni i Operës së Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës sot, me 75 vota pro, deputetët miratuan propozim-vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.

Ndër 75 votat për këtë institucion ishin edhe nga deputetë të opozitës.

Kosova është vendi i fundit në Evropë që krijon një strukturë të tillë. Me një aktivitet të bujshëm koncertal duke përfshirë premiera koncertale dhe kompozime të Operës nga vitet ’50, profilet e Operës kanë vazhduar të zhvillohen pandërprerë.

Ky institucion, që ka munguar gjithë këto vite, ka qenë një ëndërr dhe një kërkesë e muzikantëve dhe artdashësve të cilët prej vitesh janë detyruar të ndjekin mënyra alternative për të shfaqur artin e tyre operistik në skena tjera, në mungesë të institucionit të Operës.

Ekosistemi kulturor tashmë ka burime njerëzore të mjaftueshme për të përmbushur kapacitetet e nevojshme për një institucion të tillë, me një pejadë të madhe të instrumentistëve të rinj të të gjitha profileve dhe solokëngëtarëve ku së bashku ata përbëjnë një masë të madhe artistësh të gatshëm për të kontribuar në këtë strukturë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur themelimin e Operës si një nga prioritetet kryesore në programin qeverisës dhe sot urojmë të gjithë komunitetin muzikor dhe artistik për krijimi i këtij institucioni me rëndësi të madhe për artin në vendin tonë.

Opera është një nga strukturat më të larta të veprimtarisë artistike ndërdisiplinore, dhe si e tillë, është një nga masat më të rëndësishme për zhvillimin e kulturës së një vendi.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =