Home / Kronike / Kronike / Thellohet tragjedia në Fier, pasi masakroi me thika gruan, vret veten Demokrat Medinaj

Thellohet tragjedia në Fier, pasi masakroi me thika gruan, vret veten Demokrat Medinaj

Një person është gjetur i vdekur pak minuta më parë në Fier, në fshatin Sheq, pranë fushës së grumbullimit të plehrave.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që është gjetur i vdekur është Demokrat Medinaj, i cili pasditen e djeshme masakroi 31 herë me thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj, e cila ishte në javën e gjashtë të shtatzënisë.

Vendi ku është gjetur Medinaj është pranë banesës ku jetonte me familjen e tij, të cilët kishin një biznes privat, pulari, ndërkohë që fqinjët thonë se kanë qenë çift pa probleme të mëparshme.

Çifti Medinaj kishin së bashku dy fëmijë të mitur, të cilët ishin dëshmitarë të skenës së vrasjes së të ëmës së tyre, dhe tashmë brenda orësh kanë humbur dhe të atin, ndërsa kjo ngjarje ka marrë përmasa tragjike.

Familjarët e Irvana Medinajt, thanë se çifti nuk kishte pasur zënka mes tyre, dhe e reja nuk ishte ankuar kurrë për bashkëshortin e saj.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Sondazhi i IDN/ Policia e Shtetit është e korruptuar

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikon intervistat me publikun: Policia e Shtetit është e politizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =