Home / Aktualitet / Thanë se nuk kishin asnjë lidhje me kokainën, Gjykata e Durrësit jep vendimin për Xibrakun dhe Petin

Thanë se nuk kishin asnjë lidhje me kokainën, Gjykata e Durrësit jep vendimin për Xibrakun dhe Petin

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Klajdi Xibrakun dhe Erion Petin, si të dyshuar për trafikun e 143 kilogramëve lëndë narkotike mes bananeve në portin e Durrësit.

Të dy të pandehurit i kanë mohuat akuzat dhe janë shprehur se janë përgjegjës vetëm për bananet që vinin nga vendet e Amerikës Latine.

Xibraku dhe Peti kanë thënë përpara trupit gjykues se nuk kanë qenë në dijeni të vendosjes së kokainës në kontenierin me banane që vinte për llogari të firmës në të cilën ata janë administratorë.

”Po e shikoj, po e shikoj. Nuk e di ça komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoj djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që është arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur.

Ne jemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit.

Nuk po më kërkon Policia, Policia po heton. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Asnjëherë, unë për herë konteinerët e mirë skanohen. Nuk më intereson fare, asnjë gjë të kërkoj favore. Unë paguaj tatimet në shtet.

Nuk qenka punë këtu, s’di çfarë të them. Jam shumë i irrituar. Ai djali që ka shkuar aty, e ka kërkuar për të qenë prezent. Një pjestar i firmës, Klajdi Xibraku. Jo jo,”- tha Peti në një lidhje për mediat, përpara se të arrestohej nga Policia të shtunën.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − 2 =