Home / Aktualitet / Tha se mori avionin për të gjetur vaksinën, pamjet e Ramës çmendin rrjetin

Tha se mori avionin për të gjetur vaksinën, pamjet e Ramës çmendin rrjetin

4 ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama përmes një cicërime në Twitter njoftonte se ishte nisur drejt SHBA-ve për të siguruar vaksinën kundër Covid 19. Pa dhënë sqarime kë do të takojë, çfarë do të bëjë, është nisur me ”lekët në çantë” për vaksinën, fotot dhe videot nga Rama tashmë janë bërë virale në rrjet, ku shihet se përveç vaksinës, që një Zot e di sesi mund ta gjejë, po bën edhe pak shoping në qndrat tregtare.

Së fundi ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar një foto të Ramës, i cili shihet me pallto të zezë, maskë me ngjyra dhe atlete sportive në një qendër tregtare. Për Berishën, Rama ka 5 ditë që qëndron në Neë York për “vaksinën tuaj”, por edhe për pak “shoping për vete”.

“Në New York prej pesë ditësh për vaksinën tuaj por edhe për pak shopping për vete! Sb”, shkruan Berisha.

Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në SHBA nuk ka dhënë komunikime për mediat, por mesazhi i fundit ka qenë vetëm kur ai u nis në Amerikë.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!

Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, ka komunikuar Edi Rama në mesazhin e fundit në Twitter në 5 dhjetor.

Ndërkohë që derimë tani, Rama që poston për çdo ngjarje e për çdo zhvillim , nuk ka një reagim për vrásjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit në mes të Tiranës.

Check Also

Paradoksi, “një populli deputet”

Nga Afrim KRASNIQI- Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 4 =