Home / Aktualitet / Terminali i autobuzëve në Fier premtim i pambajtur\ Një plaformë metalike dhe një parkim të improvizuar autobusësh

Terminali i autobuzëve në Fier premtim i pambajtur\ Një plaformë metalike dhe një parkim të improvizuar autobusësh

Shndërrimi i ish stacionit të trenit në Fier në një terminal autobusësh u dha si premtim nga Armando Subashi, që në vitin  2015, kur kërkoi mandatin për herë të parë si kryetar bashkie. Nga një verifikim i Faktoje, investimi në këtë terminal konsiston vetëm në një plaformë metalike dhe një parkim të improvizuar autobusësh. Ndërtesa e stacionit të trenit, e parashikuar si pjesë integrale e projektit është edhe sot një ngrehinë e degraduar.

Stacioni i trenit do të kthehet në terminal modern të autobuzëve”.

Ky ishte premtimi i kryebashkiakut Armando Subashi në fushatën elektorale të vitit 2015.

Si ka qenë terminali në vitin 2016/ Screenshot nga Google Maps

Terminali tani. Tetor 2020

Faktoje shkoi në terren për të verifikuar premtimin e dhënë para 5 vitesh.

Sipas informacioneve të Faktoje, firma që ka bërë terminalin e ri ka qenë “Al Asfalt Durrës” dhe investimi është bërë në kuadër të rikonstruksionit të rrugës “Rauf Nallbani”, rruga që të çon për në terminal.

Megjithatë, ajo çfarë Faktoje pa gjatë vëzhgimit ishte se investimi i bërë konsistonte në një platformë metalike, ndërsa sheshi i terminalit ishte një parking i improvizuar.

Hapësirat e dedikuara për qytetarët apo për biletat që gjenden në çdo terminal normal nuk ekzistonin.

Godina e stacionit të trenit që është ngjitur me terminalin e autobusëve, nuk ishte prekur në kuptimin e përfshirjes si pjesë integrale e terminalit, ashtu siç ishte premtuar.

Sipas të dhënave të dokumentave zyrtare, tenderi për rikonstruksionin e rrugës “Rauf Nallbani”, që përfshin edhe ndërtimin e terminalit, është hapur në fillim të vitit 2017, ndërsa kompania fituese u shpall në mes të atij viti kur u nënshkrua edhe kontrata.

Kohëzgjatja e kontratës ka qenë 6 muaj dhe me kosto 142 milionë lekë me TVSH.

Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë Fier lidhur me përmbushjen e premtimit për kthimin e ish stacionit të trenit në terminal modern autobusësh dhe përgjigja e bashkisë ishte se “Kanë përfunduar punimet për rehabilitimin e Stacionit të autobuzëve, pranë ish Stacionit të trenit”.

Nga vëzhgimi në terren dhe informacioni i grumbulluar, premtimin e kryebashkiakut të Fierit për terminalin do ta kategorizojmë TË PAMBAJTUR.

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − four =