Tërmeti me magnitutë 6.4 që goditi Kroacinë ditën e sotme, ka shkaktuar dëme të shumta edhe nëpër spitale. Mediat vendase kanë publikuar disa nga pamjet në të cilat ndodhet konktretisht spitali i Zagrebit, ku shihen pacientët dhe stafi mjekësor të dalë në rrugë.
Pas tërmetit disa pjej tyre u mblodhën përpara Spitalit Holy Spirit, ku shihen të qëndrojnë në barrela, ndërsa ka edhe nëna me fëmijë të vegjët që qëndrojnë të mbuluar me batanie jashtë spitalit nën teperaturat e ftohta të dimërit.
Sipas infromacioneve, njoftohet se rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një vajzë vetëm 12 vjeç ka humbur jetën shkak i tërmetit shkatrimtar. Nga forca e madhe goditës në disa zona të qyteti ka pasur të çara edhe në asfaltin e rrugëve.
Pas tërmetit drejtori i spitalit të Sisakut, Tomislav Dujmenović, iu shpreh për HRT se dëmet në spitalin e këtij qarku nga tërmeti i dhunshëm janë të mëdha.
“E gjithë njësia e mjekësisë së brendshme, Njësia e Kujdesit Intensiv, kirurgjia, gjinekologjia u shkatërrua. Mund të thuhet se ka mbetur vetëm ndërtesa e re. Ne po i zhvendosim të gjithë pacientët në ndërtesën e re. Pjesa më e madhe e shkatërruar nuk është më për përdorim.” – tha Tomislav Dujmenović.