Home / Aktualitet / Tërmeti dhe pandemia “gjunjëzuan” qytetin bregdetar, mbi 35 mijë të papunë

Tërmeti dhe pandemia “gjunjëzuan” qytetin bregdetar, mbi 35 mijë të papunë

Tërmeti dhe pandemia i dhanë një goditje të fortë sektorit të biznesit në Durrës, veçanërisht atij të vogël dhe të mesëm. I gjithë viti 2020 vlerësohet nga ekspertët e ekonomisë si një vit krize, me pasoja të rënda për bizneset dhe ekonomitë e tyre. Mijëra biznese të mbyllura dhe dhjetëra mijëra vende pune të humbura.

“Ka pasur rreth 1200 biznese të mbyllura ose më mirë të pezulluara, sepse procedura e mbylljes është më e gjatë, janë 35 mijë vende pune të humbura, në sektorin e turizmit, fasonerisë dhe transportit, por veçanërisht biznesin e vogël, sektori më i prekur”, thotë për A2 Alban Isteri, kryetari i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Durrës.

Alban Isteri, kryetari i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Durrës

Sipas tij, ndihma e shtetit për biznesin e vogël dhe atë të mesëm, thuajse ka munguar, si për dëmet që solli tërmeti, ashtu edhe për ato të pandemisë, ndërsa parashikimet deri diku janë të zymta edhe për ato biznese që i mbijetuan kësaj krize të dyfishtë, nëse nuk do të ketë një ndihmë të vërtetë ekonomike.

Ndërtimi dhe shëndetësia janë të vetmit sektorë në Durrës që kanë shënuar rritje gjatë kësaj periudhe, thuajse në të gjithë komponentët e tyre. Sektori i ndërtimit besohet se do të jetë lokomotiva që do të ndihmojë ekonominë, edhe me shpresën për një sezon turistik pa kufizime./A2 CNN

Check Also

Najada Çomo i futet politikës, vjen reagimi i Piperos: Lajm i keq për Infektivin

Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Mjeku Pëllumb Pipero u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 1 =