Home / Bota / Tërmet i fuqishëm në Egje/ Profesori grek paralajmëron: Një tsunam më i fortë mund të godasë

Tërmet i fuqishëm në Egje/ Profesori grek paralajmëron: Një tsunam më i fortë mund të godasë

Profesori grek, Konstantinos Synolakis, i cili zhvilloi modelin global të simulimit të tsunamit, tha se një tsunam tjetër mund të godasë sërish ishullin Samos.

Ajo që pamë ishte një tsunam i ngjashëm me atë që goditi Kos, por ajo që po pyesim tani është nëse pas tërmetit është shkaktuar edhe ajo që ne e quajmë rrëshqitje toke në det”, tha ai.

Synolakis shtoi se ekziston mundësia e një tsunami të dytë, dhe nëse do të ndodhë do të jetë më i fortë se i pari. “Probabiliteti është i vogël, por nëse kemi në rrëshqitje nën ujë, tsunami i dytë do të jetë më i fortë se i pari dhe kjo është e sigurt”, shtoi ai.

Sipas profesorit, përfundime të sigurta do të nxirren vetëm pas ekzaminimit të baticave, nëse ato zhvendosen në Samos ose në një ishull tjetër, diçka që do të ndodhë në orët e ardhshme.

Check Also

Ndërroi jetë nga Covid-19/ Mesazhet prekëse nga kolegët e Marko Bellos…

Janë trishtuar të gjithë këtë mëngjes nga humbja e beftë e ndarja para kohe nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 20 =