Home / Aktualitet / Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohen 3 persona në Elbasan

Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohen 3 persona në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, në kuadër të një operacioni për evidentimin e tentativave për mbjelljen e kanabisit.

Sipas organeve policore këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të kultivojnë kanabis në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Krrabë e Vogël.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit: Mevlan Balla, 32 vjeç, Dashamir Balla, 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. Gaçi, 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë, si dhe janë shpallur mnë kërkim shtetasit: L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi.

Njoftimi i plotë i policisë: Elbasan

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen fara kanabisi, bimë narkotike kanabis dhe municion.

Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, shërbimet e Policisë Elbasan kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit duke arrestuar në flagrancë shtetasit: M. B., 32 vjeç, D. B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë.

Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.

Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e bashkautorëve u bë pasi kanë tentuar për të kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Check Also

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, policia arreston dy prej të dyshuarve

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë si të lidhur me ekzekutimin e dy …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + eight =