Home / Aktualitet / Tentoi të vriste biznesmenin në Tiranë për 40 mijë dollarë, gjykata gjermane dënon me 7 vite burg terroristin

Tentoi të vriste biznesmenin në Tiranë për 40 mijë dollarë, gjykata gjermane dënon me 7 vite burg terroristin

Gjykata e Lartë Rajonale në Dusseldorf të Gjermanisë ka dhënë 7 vjet burg, për të akuzuarin për terrorizëm, Ravsan B. 31-vjeç nga Wuppertal. Gjykata dënoi shtetasin nga Taxhikistani pasi ishte ulur në bankën e të akuzuarve, si një anëtar i organizatës terroriste dhe për përgatitjen e të paktën dy atentateve në Shqipëri dhe Neuss.

Për shkak se ai pranoi të fliste dhe të tregonte rreth planeve terroriste, gjykata i ka caktuar një dënim më të butë. Ravsan B. mbërriti në Gjermani në 2011 dhe kërkoi azil atje. Ai punoi si automobilist përpara se të radikalizohej.

Jan van Lessen, kryetar i trupit gjykues tha: “Në nëntor 2018, ai bashkoi forcat me Taxhikët e tjerë për të formuar një qelizë të të ashtuquajturës IS.” Qeliza donte të mbështeste ‘vëllezërit’ në Lindjen e Mesme dhe të kryente sulme në Gjermani.”

Për të qenë në gjendje të mbështeste financiarisht organizatën terroriste islamike në Siri, Ravsan B. pranoi të vriste një biznesmen shqiptar për 40,000 dollarë në emër të një rusi. Me një pistoletë dhe një bashkëpunëtor, Ravsan B. i zuri pritë personit të supozuar të shënjestrës para një restoranti në Tiranë. Vetëm për shkak se autorët kishin dyshime në identitetin e viktimës, ata nuk mundën ta kryejnë sulmin në minutën e fundit.

Një objektiv tjetër ishte një kritik islamik në Neuss. Grupi Taxhik dhe Ravsan B. mori leje nga shefi i ISIS për ta vrarë dhe e vëzhgoi për ditë me radhë. Fotografitë dhe videot e trupit të tij do të shfaqeshin në internet pas sulmit.

“Vetëm puna e mirë hetimore e policisë parandaloi sulmin”, tha Gjykatësi.

Më 4 gusht të këtij viti është ekstraduar drejt Gjermanisë terroristi nga Taxhikistani, Komron Zukhurov. 24-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, por prej kohësh strehohej në Shqipëri.

Ai u arrestua në Tiranë më datën 30 prill, pasi drejtësia gjermane kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të. Zukurov akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste’ dhe dyshohet se është anëtar i një celule terroriste, që kryen veprimtari në emër të ISIS.

Gjatë arrestimit të tij, 24 vjeçari Zukhurov ka qenë dakord me kërkesën e prokurorisë për ekstradim, por ka kërkuar që të mos ekstradohet në Taxhakistan me argumentin se i cenohej jeta.

Në datën 2 Maj, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin Zukhurov,  me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Komron Zukhurov vizën për të hyrë e mori në ambasadën tonë në Rusi, asokohe jo në kërkim. Prej 17 Shkurtit ai ka qëndruar në Tiranë, ndërsa u arrestuar nga anti-terrori në fund të muajit prill.

Check Also

Tirana nesër pa drita, ja në cilat zonat do të ndërpritet energjia për disa orë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar banorët e kryeqytetit se ditën e nesërme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × five =