Home / Aktualitet / Tensionohen marrëdhëniet Greqi-Turqi, arrestohen dy spiunët turq

Tensionohen marrëdhëniet Greqi-Turqi, arrestohen dy spiunët turq

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur sërish. Autoritetet greke deklarojnë se kanë arritur që të zbulojnë dy spiunë që dërgonin informacione të rëndësishme në Ankara. Pas shumë hetimesh, policia në Greqi ka arrestuar 2 persona që akuzohen se janë spiunë. Tashmë kundër tyre janë ngritur akuza për spiunazh dhe shumë shpejt ata dalin para gjyqit.

Pritet që pas këtyre arrestimeve të shtohen tensionet mes dy vendeve, pasi një nga të akuzuarit si spiun është punonjës dhe përkthyer në Konsullatën e Përgjithshme Turke në Rodos. Edhe i akuzuari tjetër është po nga ky ishull dhe punonte në anije si kuzhinier dhe i jepte informacione punonjësit të konsullatës. Këta dy persona i përkasin pakicës myslimano-turke dhe jetonin prej kohësh në Greqi.

Lidhur me akuza kuzhinieri që punonte në anije ka mohuar që të jetë spiun dhe një një dëshmi ka thënë se ai nuk ka marrë para.

“Familjarët e mi kishin ardhur për pushime në Rodos dhe më prezantuan me punonjësin e konsullatës. U takova më atë dhe më premtoi se do me ndihmonte, pasi kishte shumë njohje. Ishte hera ime e parë që punoja si kuzhiniere në një anije dhe doja ndihmë. Ne u takuam katër herë pas një takimi dhe ai arriti të fitonte besimin tim. Nuk kam bërë gjë për para. U josha për të mirën e atdheut”, ka rrëfyer i arrestuari.

Tashmë pritet që hetimet të tregojnë rolin e vërtetë të dy të arrestuarve. Ndërkohë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë për muaj me radhë janë shtuar. Dy vendet akuzojnë njëra tjetrën për shkelje të territorit dhe kërkimeve të paligjshme për gaz natyror.

Lidhur me tensionet kanë ndërhyrë dhe organizatat ndërkombëtare që kërkojnë përmbajtje nga dy vendet dhe keqkuptimet të zgjidhen me marrëveshje. Nga ana tjetër Turqia nuk ka bërë asnjë deklaratë për arrestimet në Greqi.

Check Also

Vaksinat e para anti-Covid në Shqipëri, Koduzi ngre dyshime të forta: Mos ka dorë mafia?

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Gazment Koduzi ka ngritur dyshime të reja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 12 =