Home / Bota / Tensioni në Mesdheun Lindor/ Rusia hyn në “lojë”, e paqartë në anën e cilës palë qëndron

Tensioni në Mesdheun Lindor/ Rusia hyn në “lojë”, e paqartë në anën e cilës palë qëndron

Qiproja po kthehet sërish në shkak grindjesh në Mesdheun Lindor, duke vënë përballë këtë radhë Rusinë me Turqinë. Flota ruse ka parashikuar stërvitje ushtarake në hapësirën qipriote në kohën kur Ankaraja dhe Athina ende nuk po zgjidhin konfliktin për territore detare.

Rusia, një nga superfuqitë ushtarake të botës, mund të provokojë tensione të reja në Mesdheun Lindor tashmë të trazuar nga konflikti Turqi-Greqi.

Ankaraja njoftoi se flota ruse ka planifikuar të mbajë stërvitje ushtarake në datat 8 deri 22 shtator në zonën në jug të ishullit Kastelorizo, ku anija turke “Oruç Reis” po kërkon për hidrokarbure.

Ndërkohë më 17 deri 25 shtator, flota ruse gjithashtu do të simulojë manovra luftarake afër bregdetit të Qipros, ku anija tjetër turke, “Barbaros”, po studion terrenin për naftë.

Stërvitjet e Rusisë lajmërohen pak orë pasi Turqia kritikoi një qëndrim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e embargos së armëve kundrejt Qipros.

Ankaraja pretendon se vendimi do të rritë më tej tensionet e saj me fqinjin ishullor dhe Greqinë, ndaj apeloi Uashingtonin të rivendosë masën e marrë tri dekada më parë përndryshe pala turke do përdorë reciprocitetin për të garantuar sigurinë e qytetarëve turkoqipriotë në Qipro.

Rusia nuk e njeh Republikën Turke të Qipros Verior, dhe stërvitjet e fundit ende nuk janë sqaruar a janë në mbështetje të Turqisë për sa i përket konfliktit të saj për territore detare me Athinën.

Krah Athinës qëndron edhe administrata grekoqipriote dhe Bashkimi Europian, i cili i ka bërë thirrje palës turke të heqë dorë nga pretendimet e reja për naftë dhe gaz në rajon.

Pas retorikës së ashpër të javëve të fundit, të mërkurën presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, u shfaq më i hapur për tryeza të përbashkëta me Greqinë.

Erdoan propozoi një takim ku secila palë të dalë e fituar, porse në këtë tryezë mund të ulej çdo aktor tjetër përveç Qipros Jugor të afërt me Athinën.

Komentet e tij pasuan deklaratën e Sekretarit të Shtetit amerikan, Majk Pompeo, që bëri thirrje për një moratorium Turqi-Greqi dhe për fillimin e dialogut dypalësh.

Check Also

Grabitet me armë vila e Luca Tonit, brenda ishin edhe fëmijët e ish sulmuesit

Ish kampioni i botës me Italinë dhe fituesi i Këpucës së Artë në sezonin 2005-2006, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =