Home / Aktualitet / Tensionet në Ukrainën lindore, paralajmëron Rusia: Çdo vendosje e trupave të NATO-s na detyron të marrim masa shtesë

Tensionet në Ukrainën lindore, paralajmëron Rusia: Çdo vendosje e trupave të NATO-s na detyron të marrim masa shtesë

Kremlini shprehet se çdo vendosje e trupave të NATO-s në Ukrainë do të çonte në tensione të mëtejshme pranë kufijve të Rusisë dhe do ta detyronte Moskën të merrte masa shtesë për sigurinë e saj.
NATO shprehu shqetësim për ndërtimin ushtarak rus pranë Ukrainës lindore, pasi Rusia paralajmëroi se një përshkallëzim i konfliktit në rajonin Donbass mund të “shkatërrojë” Ukrainën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov u tha gazetarëve se situata në vijën e kontaktit në Ukrainën lindore midis forcave të qeverisë ukrainase dhe forcave separatiste të mbështetura nga Rusia ishte e frikshme dhe se po ndodhnin “provokime” të shumta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes në një komunikim me homologun e tij rus “dënoi përshkallëzimet e fundit të aksioneve agresive dhe provokuese ruse në Ukrainën lindore”.

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + ten =