Home / Bota / Tensionet në Mesdheun Lindor,Turqia “kërcënon” Greqinë

Tensionet në Mesdheun Lindor,Turqia “kërcënon” Greqinë

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm pasi Turqia nisi kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor.

Pasi Greqia nis stërvitje ushtarake në ishullin grek të Kretës, si kundërpërgjigje, Turqia paralajmëroi Greqinë që të mos përshkallëzojë tensionet në Mesdheun lindor ose nuk do të hezitojë të bëjë “atë që është e nevojshme”.

Duke folur në një konferencë shtypi me homologun e tij gjerman Heiko Maas në Ankara, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se dëshiron ta zgjidhë çështjen përmes dialogut dhe diplomacisë por shtoi se çdo dialog nuk duhet të përfshijë parakushtet greke.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme pa hezitim,” tha ai. Gjermania ka kërkuar dialog dhe marrëveshje, duke paralajmëruar që nëse do të silleshin ndryshe Ankaraja dhe Athina të rrezikonin një përplasje ushtarake.

Check Also

“Shkundet” Greqia, tërmeti 5.5 ballë godet vendin, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë i shkallës rihter është regjistruar pasditen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 3 =