Home / Aktualitet / Tensionet në Mesdhe, Macron pozicionohet në krah të Greqisë

Tensionet në Mesdhe, Macron pozicionohet në krah të Greqisë

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdhe vazhdojnë me tone të nxehta.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shprehu mbështetjen e tij të plotë për Greqinë kundër provokimeve Turke, në deklaratat e tij pas Samitit të BE.

Ne u kthyem në çështjen e Turqisë pas konkluzioneve të 2 tetorit dhe posaçërisht pas rifillimit të veprimeve të njëanshme dhe provokimeve nga ana e Turqisë, në mënyrë që të riafirmojmë shumë qartë qëllimin tonë për dialog.

Por konkluzioni ynë është se pas përfundimeve të 2 tetorit, Turqia vendosi të vazhdojë me të njëjtat metoda dhe, prandaj rikonfirmoj mbështetjen tonë për Qipron dhe Greqinë, dhe synimet tona për të mos u lëkundur përballë këtyre provokimeve.

Ne do t’i kthehemi kësaj çështje me vendime në muajt e ardhshëm, në varësi të zhvillimeve të sjelljes së Turqisë”, tha Macron.

Check Also

“Trump nuk do t’ia shpërndante vaksinat botës”, shefi i kabinetit të Biden shokon me deklaratën

Shefi i kabinetit të Presidentit të SHBA, Ron Klain ka thënë ditën e sotme se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 12 =