Home / Aktualitet / Tensione në futbollin shqiptar, Koço Kokëdhima shkon pranë arbitrave

Tensione në futbollin shqiptar, Koço Kokëdhima shkon pranë arbitrave

Ndeshja e prapambetur e javës së 20-të mes Akademisë së Futbollit dhe Apolonisë u zhvillua dje në drekë në Kamzë, e cila kishte vlera për kreun e renditjes në Grupin B për grupmoshën U-17. Akademia e Futbollit nuk arriti dot ta merrte kryesimin, ku është befasuar me dy gola të shpejtë të miqve që në start.

Në minutën e 37-të, Halilaj hap ndeshjen për Akademinë duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e dytë ka qenë më e bukur, ku të dyja ekipet shënuan nga dy gola, por në fund triumfuan fierakët në shifrat 3-4. Të katër golat e Apolonisë janë shënuar me kokë nga sulmuesit, fillimisht Borova pas krosimit nga këndi.

Cakaj me kokë brenda zonës, Kullau e Kurti po me kokë brenda zonës. Nga Akademia shënuan: Halilaj që shkurton fillimisht me 11-metërsh, Saraçi shkurton në 2-3 dhe Halilaj sërish me kokë duke barazuar në 3-3. Me këta dy gola sulmuesi Akademisë, Arseld Halili shkon në kuotën e 26 golave gjatë këtij sezoni të shënu ar vetëm në kampionat.

Kjo ndeshje, për vetë faktin se kishte të bënte me rëndësinë e kreut të grupit, nuk kaloi pa tensione. Në pushim të takimit presidenti i skuadrës fierake, Koço Kokëdhima, ka shkuar pranë arbitrave duke ardhur nga tribuna përkarshi nga ku po ndiqte takimin, duke u futur në fushë. Ai është afruar te bankina e delegatit, ku po qëndronin gjyqtarët dhe më pas u është drejtuar atyre me këto fjalë: “Mbajeni drejt, mos kujtoni se ata janë pa njeri!”

Por, forcat e sigurisë e kanë nxjerrë jashtë rrethimit të fushës presidentin e Apolonisë, nga ku ndoqi pjesën e dytë, së bashku me tifozët e shumtë fierakë që ishin të pranishëm. Mirëpo, tensionet kanë qenë edhe nga dy krerët e pankinave, si dy “sokola”.

Sokol Bulku dhe Sokol Argjendari kanë debatuar ashpër me fjalë ndaj njëri-tjetrit, në minutën e 86-të takimit, ku në fund ka pasur edhe një karton të kuq. Pas kësaj fitoreje, Apolonia U-17 arrin të shkëputet në +5 pikë nga Vora e vendit të dytë dhe pretendon të marrë trofeun e titullit të grupit, kur kanë mbetur dhe tri javë.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 6 =