Home / Bota / Tension mes palëve/ Bjellorusia arreston 32 “mercenarë” rusë pasi synonin të…

Tension mes palëve/ Bjellorusia arreston 32 “mercenarë” rusë pasi synonin të…

Forcat e sigurisë në Bjellorusi thanë se arrestuan 32 ‘mercenarë’ rusë pranë kryeqytetit Minsk për gjoja përpjekje për të prishur zgjedhjet presidenciale që mbahen më 9 gusht, njoftoi Zëri i Amerikës (VOA).

Një mosmarrëveshje midis Moskës dhe Minskut rreth arrestimit të më shumë se 30 personave që Bjellorusia i akuzon si mercenarë rusë, po bën që të dyja palët të mos lëshojnë pe.

Arrestimet javën e kaluar, pak para zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi , mund të tensionojnë më tej marrëdhëniet midis Minskut dhe aleatit të saj tradicional, Rusisë, e cila u thye disi pasi fqinjët nuk arritën të bien dakord për nje kontratë furnizimi me naftë këtë vit.
Rusia tha të enjten se të arrestuarit janë punonjës të një firme private të sigurisë, dhe kishin qëndruar në Bjellorusi pasi kishin humbur fluturimin e tyre për në Stamboll.
Presidenti Aleksander Lukashenko hodhi dyshime mbi këtë version. “S’ka të bëjë fare me Stambollin…është e qartë që grupi ka pasur synime të tjera. Tani është detyrë e hetimit të zbulojë qëllimin e ardhjes së tyre,” tha ai, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.
Ai tha se nuk ka arritur në asnjë marrëveshje me Rusië që këta 30 persona të ishin në Bjellorusi por shtoi se janë të hapur për bashkëpunim rreth kësaj çështje.

Sot një diplomat rus ndryshoi versionin duke thënë se grupi thjeshtë po kalonte nëpër Minsk por si destinacion final kishin një shtet në Amerikën Latine.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + fourteen =