Home / Aktualitet / Tenderi 2,8 miliardë lekë për uniformat/ Policët: Këmisha nuk hekuroset, bluzave u dalin stemat

Tenderi 2,8 miliardë lekë për uniformat/ Policët: Këmisha nuk hekuroset, bluzave u dalin stemat

Veshja e përditshme në punë do të vijojë të jetë një makth për punonjësit e Policisë së Shtetit edhe pse për to u shpenzuan 2,8 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Edhe pse kanë kaluar vetëm disa javë që uniforma e re është marrë në dorëzim, policët kanë konstatuar probleme, të cilat ua vështirësojnë shërbimin.

Në një intervistë për News 24, kreu i sindikatës së policëve Sadedin Fishta tha se specifikimet teknike të kësaj uniforme nuk përshtaten me vendin tonë. Kreu i Sindikatës i bën apel Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat të marrë në konsideratë ankesat e punonjësve të policisë dhe të nisë hetimet.

Ndër të tjera, Fishta kërkon të verifikohen specifikimet teknike që janë vendosur nga komisioni i ngritur në policinë e shtetit po ashtu edhe nga komisioni që ka bërë kolaudimin e uniformës dhe e ka marrë atë në dorëzim për të parë nëse kompania prodhuese ka zbatuar me përpikëri kriteret e kërkuara.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + sixteen =