Tenderat në shëndetësi gjatë pandemisë, Manastirliu: SPAK nuk ka gjetur asnjë shkelje, fjalën e fundit e ka prokuroria pasi çështja është nën hetim…Ministrja e Shëndetësisë, u pyet nëse ajo mban përgjegjësi për hetimin që ka ndërmarrë SPAK për tenderat që janë bërë për shëndetësinë në kohë pandemie. Më tej Manastirliu tha se në denoncimet që PD ka bërë në SPAK për tendera nuk është gjetur asnjë shkelje.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se nuk do bëjë një koment mbi çështjen e cila është nën hetim dhe se ja ka lënë Prokurorisë fjalën e fundit.
“Me hetimet e SPAK për denoncimet e bëra nga PD për shkeljet e bëra me tenderat. Në këto procedura SPAK nuk ka gjetur asnjë shkelje në qëllimin e tyre dhe tani fjalën e ka Prokuroria nuk mund të flas për sa çështja është nën hetim”-tha ministrja