Home / Aktualitet / Telefonata që i ngriti në këmbë/ Policia e Malësisë së Madhe jep njoftimin zyrtar për zhdukjen e tre kushërinjve

Telefonata që i ngriti në këmbë/ Policia e Malësisë së Madhe jep njoftimin zyrtar për zhdukjen e tre kushërinjve

Policia e Malësisë së Madhe jep njoftimin zyrtar për zhdukjen e tre kushërinjve që nga dita e djeshme.

Ka qenë vëllai i shtetasit Vilson Çutaj nga Bajza e Malësisë së Madhe ai që ka telefonuar i pari dhe ka ngritur në këmbë policinë.

Ndonëse nga hetimet e deritanishme mendohet se dy prej tyre mund të jenë vrarë pas një konflikti p♪7r parcelat e hashashit, policia nuk e përmend një fakt të tillë në njoftimin e saj.

NJOFTIMI
Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Shërbimet e Policisë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve

Check Also

Moti i keq në vend/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, disa banesa në ‘buzë të greminës’ (FOTO)

Shiu i dendur i cili prej orësh nuk pushon ka shkaktuar probleme të shumta në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × three =