Home / Kronike / Kronike / Telefonata e fëmijës vë në lëvizje policinë, shqiptarja vritet në krevat nga burri i saj

Telefonata e fëmijës vë në lëvizje policinë, shqiptarja vritet në krevat nga burri i saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër. Mediat vendase kanë njoftuar se shtetësja me iniciale F.B 44-vjeçe ka gjetur vdekjen pasi është dhunuar nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Schafisheim Aargau, ku 44-vjeçarja u dhunua nga bashkëshorti i saj dhe u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte gjatë.

Fiona Strebel, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik Aargau, konfirmoi që viktima ka ndërruar jetë. “Tani kemi të bëjmë me një vrasje. Është urdhëruar autopsia”, ka deklaruar ajo.

Sipas policisë, autori i dyshuar i krimit është shtetasi me iniciale N. B. 46-vjeç. Gjykata ka urdhëruar paraburgim për një periudhë provizore prej tre muajsh.Ndërkohë ende po hetohet për shkakun e ngjarjes dhe sipas Strebel, burri nuk ka precedent penal në lidhje me dhunën në familje. Sipas policisë së kantonit Aargau, një prej fëmijëve bëri një telefonatë urgjence pak pas mesnatës së së Premtes.

Mjekët e ambulancës gjetën një grua të pajetë në shtrat, por patën sukses dhe e rikthyen në jetë, ndërsa burri u arrestua pa bërë rezistencë. Shqiptarja vdiq më pas në spital.

Një i afërm i 44-vjeçares është shtangur, familja gjithmonë dukej e lumtur.

Ata kanë dy vajza dhe një djalë. Ata e trajtonin njëri-tjetrin me shumë dashuri. Burri gjithashtu postonte rregullisht fotografi të gruas dhe fëmijëve të tij në Facebook.

Sipas një kushëriri të autorit të dyshuar, e gjithë familja në Kosovë është e shokuar. Ai vetë e njeh viktimën për një kohë të gjatë dhe se janë rritur bashkë. Disa të afërm thonë se çifti nuk kishte asnjëherë probleme.

Check Also

Burg ose konfiskim, zero tolerancë për ndërtimet pa leje

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se Policia e IKMT do të kenë të gjitha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × four =