Home / Aktualitet / Teknologjia, FBI dhe Mafia

Teknologjia, FBI dhe Mafia

Nga Erl KODRA-

Mbi 300 organizata kriminale në të gjithë botën ranë në kurthin e ngritur nga FBI. Një operacion i pazakontë ndërkombëtar i policive të shumë vendeve u zhvillua dje, ku si rezultat u ekzekutuan me qindra urdhëra arreste. Vrasës, trafikantë ndërkombëtar droge dhe qeniesh njerëzore, kriminel të dhunshëm ishin viktimat perfekte të një ndër planeve më inteligjente të zhvilluar ndonjëherë nga FBI.

Në zemër të operacionit qëndron aplikacioni inteligjent ANOM, i zhvilluar nga FBI. Po si ranë brenda grupet dhe mafiozët më të rrezikshëm ndërkombëtar përmes këtij aplikacioni?

Një ndër sfidat e sotme mes policisë dhe krimit është komunikimi. Në kushtet e telefonave inteligjent, kriminelët përpiqen të komunikojnë përmes aplikacioneve të sigurta, që nuk mund të interferohen nga policia. Megjithatë, aplikacionet e ndryshme po binin njëri pas tjetrit, duke mos garantuar siguri për kriminelët. Në këto kushte, FBI zhvilloi një ndër idetë më të guximshme, duke ndërtuar aplikacionin ANOM. Aplikacioni u instalua në një lloj telefoni, dhe u shpërnda vetëm për grupet kriminale, duke u servirur si një ndër mënyrat më të sigurta të komunikimit në botë. Sigurimi i një telefoni të tillë, me aplikacionin ANOM të instaluar, shumë shpejt u kthye në një sfidë mes kriminelëve, duke besuar plotësisht se më në fund ata kishin gjetur një mënyrë të sigurtë komunikimi. Në fakt, vet mënyra e shpërndarjes së telefonave ishte një operacion inteligjent, me “shitës” të infilturar, që ofronin sasi të ndryshme telefonash. Kështu, rreth 10,000 telefona u shpërndanë në grupet kriminale, të cilët filluan të komunikonin qetësisht me njëri tjetrin, për vrasje, trafik droge, pastrim parash. Vetëm në një vend të BE, përmes këtyre informacioneve, janë parandaluar rreth 10 vrasje, si dhe janë arrestuar 155 kriminelë.

Tashmë FBI ka krijuar një bazë të dhënash solide, jo vetëm për kriminelët, por edhe për lidhjet e tyre me biznesin, politikën dhe terrorizmin. Zhvillime interesante priten në të ardhmen. Sidomos në ato vende ku krimi është kthyer në mënyrë jetese.

Check Also

Programi që zbuloi gënjeshtrën e bashkëshortit-vrasës në Greqi

Babis Anagnostopoulos, bashkëshorti i Calorine Crouch, gruas britanike të vrarë në Greqi, u tha policëve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 5 =