Home / Aktualitet / Tedi Blushi për 25 prillin: Procesi i administrimit të zgjedhjeve të çohet deri në fund

Tedi Blushi për 25 prillin: Procesi i administrimit të zgjedhjeve të çohet deri në fund

Blushi thekson se është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.

Postimi i Blushit vijon më tej duke nënvizuar që Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.

“Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor. Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia. Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive,” shkruan Blushi.

Rikujtojmë se Presidenti i vendit dhe zëdhënësi i tij kanë bërë thirrje të herëpashershme që procesi i numërimit të votave dhe administrimit të zgjedhjeve të 25 prillit të jetë transparent. Reagimet kanë qenë të fokusuara kryesisht te numri historik i votave të shpallura të pavlefshme, mbi 80 mijë ose të përkthyera në përqindje, 5%.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =