Home / Kryesore / “Teatri” si simbolikë e reagimit qytetar

“Teatri” si simbolikë e reagimit qytetar

Nga Mentor KIKIA

Prishja apo mosprishja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, në vend që të ishte një çështje e pastër ligjore, sa i takon mbrojtjes së trashëgimisë së qytetit, u shndërruar në një tifozeri politiko-popullore. Peticione të pështira, ca pro e ca kundër shembjes, zëvendësuan logjikën funksionimit të ligjit dhe shtetit. Ndërtesa u shemb. Dhe padyshim, jo aq sa dolën në protestë, por edhe dhjetra mijëra njerëz të ishin, makinerinë e shtetit nuk do e pengonin dot. Shprehja: me zjarrin, ujin dhe qeverinë mos u mat, është po kaq e vjetër sa vetë organizimi i shtetit. Protestat dy vjeçare për teatrin, do të mbeten një nga simbolet e reagimit qytetar. Sa reflekton një qeveri ndaj reagimit qytetar, kjo nuk varet nga numri i qytetareve, por nga kultura demokratike e një shoqerie dhe klasës politike.
Në Britani, në vitet ’80, qindra mijëra punëtorë dolën në protestat më të mëdha e më të dhunshme që pas Luftës së Dytë Botërore, por nuk e penguan dot Thaçerin të privatizojë minierat, hekurudhat e portet. Por, në mes të Londrës, një grusht banorësh u kapën dore për dore dhe rrethuan një shtëpi të vjetër që i kishte shpëtuar bombardimeve gjermane dhe bashkia donte ta prishte. Qytetarët e mbrojtën si shenjë të rezistencës. Nuk është se s’kishte policë mjaftueshëm për ti larguar ata njerëz, por pushteti arsyetoi dhe e dëgjoi zërin e qytetarëve.

Check Also

Hapja e plazheve dhe fluturimet charter, ja çfarë ndodh pas 1 Qershorit

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në Open në Top Channnel ku foli …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + twenty =