Home / Aktualitet / Teatri i ri “e zhyt” Shqipërinë në borxhe/ Bashkia e Tiranës do të marrë 2.8 miliardë lekë për ndërtimin e tij

Teatri i ri “e zhyt” Shqipërinë në borxhe/ Bashkia e Tiranës do të marrë 2.8 miliardë lekë për ndërtimin e tij

Qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës vijojnë me marrjen e borxheve ndërsa situata ekonomike në vend paraqitet në prag krize si pasojë e izolimit dhe pezullimit të aktiviteteve për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa BE dhe KE ofruan fonde maksimale për rikonstruksionin e godinës së TK Bashkia ka vendosur të marrë 2.8 miliardë lekë borxh për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Një shumë kjo që sjell një rëndesë të madhe për familjet në kryeqytet që tashmë paguajnë tarifa të shtuara edhe për “të dhënë” kontribut në shlyerjen e borxhit të radhës të Bashkisë.

Për 2020-tën bashkia e kryeqytetit duhet të paguajë 338 milionë lekë interesa për borxhin e brendshëm, ndërsa në 2019-tën kishte 1.9 miliardë lekë detyrime të prapambetura shuma këto që bien “në kurriz” të banorëve të Tiranës.

“Për 9500 metra katrorë, do të ishin të mjaftueshme 30 milionë euro”.

Por si është situate financiare në Bashkinë e Tiranës?

Në 2020 detyrimi për pagesa të interesave në borxhin vendas shkon në 338 milionë lekë, duke shënuar dyfishin e vitit të shkuar.

Madje e njëjta situatë parashikohet deri në viti 2022. Kësaj i shtohet dhe shuma prej 1.9 miliardë lekësh detyrime të deklaruara si të prapambetura në vitin 2019.

Për shkak të gjendjes ekonomike të Bahkisë, ne kryeqytet u rritën taksat dhe tarifat. Kujtojmë se vetëm në vitin 2016 u zhvilluan debate për taksën e arsimit, që rëndoi buxhetin e familjeve por jo vetëm kjo taksë.

Radhën më pas e kishte tarifa e pastrimit rritja e së cilës arriti kulmin në shkurt të vitit 2020 me një rritje prej 14% deri në 64%.

Ndërsa 2020 gjeneron edhe një kosto shtesë për banorët e Tiranës me një kredi prej 23 milionë eurosh, ose 2.8 miliardë lekësh.

Normalisht lind pyetja, edhe sa do rriten tarifat dhe taksimet në kurriz të qytetarëve?

Nga deklarimet zyrtare rezulton se buxheti i Tiranës për këtë vit shkon në 160 milionë euro dhe kjo shumë arrihet me përfshirjen e të gjithë komunave dhe të bashkive të vjetra në territorin e kryeqytetit. Veprim ky si pasojë e ndarjes së re territoriale.

M.C

Check Also

Nxorri lëpirëse në foltoren e parlamentit, përjashtohet për 10 ditë deputeti Ralf Gjoni

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë deputetin Ralf Gjoni pasi që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 19 =