Home / Showbizz / Tea plas ‘bombën’ e radhës për ‘Top Channel’, nxjerr bisedat dhe audiot me stafin e ‘Përputhen’

Tea plas ‘bombën’ e radhës për ‘Top Channel’, nxjerr bisedat dhe audiot me stafin e ‘Përputhen’

Bërja publike e lidhjes së Teas me Beratin, ndërkohë që ajo doli bashkë me Andin nga ‘Përputhen’ shkaktoi jo pak zhurmë në rrjet.

Dyshja deklaruan se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe se fotot i kanë publikuar qëllimisht.

Tea tha se produksioni ka qenë në dijeni të lidhjes së tyre, por sërish i ka detyruar të vazhdojnë me programin. Së fundmi, ajo ka publikuar dhe provat.

Teksa një ndër ndjekësit i ka shkruar “Kur e ke ndërgjegjen e pastër, pse nuk i nxjerr provat që thua t’i kesh?”, Tea ka ndarë në Instastory një bisedë me një nga vajzat e stafit. Ajo shihet t’i kërkojë Teas foto me Andin për “mbulim”.

“Më duhet video me mamin e Andit që keni bërë në takim dhe foto për mbulim për puntatën e nesërme. Atë që diskutuam në studio”, i ka shkruar vajza.

Më tej, ajo i ka kërkuar foto nga nata e Vitit të Ri dhe Tea i është përgjigjur “Po unë natën e Vitit të Ri e kalova në Kosovë, Andi nuk i dihet ku e ka kaluar, nuk e kaluam bashkë”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Tea nxorri një video në Youtube, ku u shpreh: “Ti i dije të gjitha! Unë të kam kërkuar që të dilja që në dhjetor por ti më nxirrje qindra justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift, të përputhur, të përplasur, të përleshur, sido që të ishte, vetëm që të dilnim që aty sa më shpejt. Po pse moj Olsa, harrove ti që për Vitin e Ri, unë kam qenë në Kosovë te Bearti, duke e festuar me familjen e tij? Pas kësaj më keni kërkuar foto që unë duhet t’i bëja me Andin, foto që nuk u bënë kurrë. Edhe unë për këtë kam prova.”

Check Also

Big Mama feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Big Mama feston këtë të diel ditëlindjen e 35-të. Ndonëse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 5 =