Home / Aktualitet / Të zhdukurit në Gjermani: Kush e ka parë këtë zonjë shqiptare me emrin Diana?

Të zhdukurit në Gjermani: Kush e ka parë këtë zonjë shqiptare me emrin Diana?

Mediat në Gjermani po japin ndihmesën e tyre për të gjetur dhe bashkuar njererëzit që kanë humbur njeri-tjetrin në katastrofën e përmbytjeve duke publikuar emrat dhe fotografitë e tyre.

Sot, në listën e personave që mungojnë, që nuk po kontaktohen dot, është edhe një zonjë shqiptare e quajtur Diana Janko, 60 vjeçe, nga Këlni.

Atë e kërkon Grigor Nikolla, 40 vjeç, nga Shqipëria, i cili e ka pasur bashkëbisedimin e fundit me të me video në Facecook disa ditë më parë.

Grigor Nikolla ka njoftuar në media se “nuk po mund ta arrij më, se ne flisnim me njëri-tjetrin çdo ditë në video-thirrje në Facebook. Ajo thjesht nuk më telefonon. Iinformacioni im i fundit ishte se ajo donte të shkonte në spital”.

Nuk dihet lidhja midis tyre, por në fotografinë e dhënë nga z. Nikolla ata janë të përqafuar.

Check Also

Situatë e rëndë në Gumenicë të Vlorës, digjen 2 stane

Aktualisht në Gumenicë të Vlorës janë aktive 12 vatra zjarri. Një situatë tepër serioze, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − eight =