Home / Aktualitet / Të vendosur në luftën kundër terrorizmit islamist!

Të vendosur në luftën kundër terrorizmit islamist!

Merkel, Kurz, Macron, Rutte duan të forcojnë luftën kundër terrorizmit islamik.

    Sebastian Kurz me Emmanuel Macron në Paris

Presidenti francez Macron e sheh nevojën që BE t’i përgjigjet kërcënimit të terrorit islamik e bashkuar, në mënyrë të koordinuar dhe sa më shpejt. Macron e tha këtë në një prononcim për media të martën, 10.11.2020, në Paris, pas konsultimeve me kreun e BE-së dhe kancelaren Merkel si dhe kancelarin austriak Kurz dhe kryeministrin holandez Rutte.

Thirrje për reformë të zonës Shengen

Macron tha, se bëhej fjalë për të ndërlidhur më mirë bazat e të dhënave. Çdo boshllëk në sistemin e sigurisë së një vendi paraqet rrezik për të gjitha vendet. Ai përsëriti thirrjen e tij për të rishikuar dhe reformuar rregullat e zonës Shengen – si edhe për një mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm.

Kurz u shpreh po ashtu për kufizimin e lëvizjes se te ashtuquajturve “kërcënues”. “Ne kemi mijëra ‘luftëtarë të huaj terroristë’, të cilët ose kane luftuar në Siri, Irak, për IS dhe janë kthyer ose që nuk shkuan fare atje,” tha Kurz.

EU | Anti-Terrorismus Treffen (EU Council/AA/picture alliance)

“Shumë prej tyre janë në burg, disa tashmë janë liruar dhe e vërteta e trishtueshme është se pjesa më e madhe e atyre që janë në burg do të lirohen në vitet e ardhshme. Këto janë bomba me sahat, dhe nëse duam të mbrojmë të gjithë lirinë tonë, atëherë duhet të kufizojmë lirinë e këtyre njerëzve”, tha Kurz.

Nuk është konflikt me fenë islame

Kancelarja gjermane Angela Merkel,  nënvizoi se masat nuk janë shenjë konflikti mes Islamit dhe Krishterimit. “Ne dënojmë të gjitha format e urrejtjes fetare dhe terrorizmit”, tha ajo. Sulmet e fundit, sipas Merkel, ishin të drejtuara kundër shoqërisë së lirë dhe kundër “mënyrës së jetesës sonë”. Merkel tha se duhet t’u kundërvihemi me vendosmëri:

Kancelarja gjermane, njëherazi edhe kryetare e radhës së Këshillit të BE-së, u shpreh për implementimin e sistemit të kontrollit të hyrje-daljeve në zonën Shengen. “Ne duhet të dimë se kush hyn e del në hapësirën Shengen,” tha ajo. “Dhe këtë duhet ta dimë edhe për vendet, me të cilat kemi udhëtime pa viza.” Dy sistemet e kontrollit, sipas kancelares Merkel, do të futen në përdorim në vitin 2022, përkatësisht 2023.

EU | Anti-Terrorismus Treffen (EU Council/AA/picture alliance)

Arsimimi i imamëve në BE

Por Merkel u shpreh edhe për arsimimin e imamëve në vendet e BE-së. Trajnimi i imamëve në të gjitha vendet e BE-së është i rëndësishëm, tha Merkel, për të parandaluar radikalizimin në xhami. Ajo tha se Gjermania ka tashmë universitete, ku mund të studiohet feja islame. Merkel u shpreh edhe për një bashkëpunim më të ngushtë me vendet islame për luftimin e përbashkët të terrorizmit.

Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit  Ursula von der Leyen  gjithashtu u përfshinë në diskutime. Von der Leyen kërkoi veprime më të rrepta kundër urrejtjes dhe propagandës terroriste në internet. Von der Leyen tha gjithashtu se në maj të vitit të ardhshëm do të prezantohet reforma e zonës Shengen, e cila mundëson kontroll më të mirë të hyrje-daljeve. “80 për qind e  hyrjeve në zonën Shengen aktualisht nuk regjistrohen në sistem”, tha von der Leyen. Kryetarja e komisionit tha gjithashtu se së shpejti  BE do të miratojë edhe dy direktiva të reja, njërën për luftën kundër terrorizmit dhe tjetrën për armëmbajtje.

Në fillim të nëntorit, një mbështetës i milicisë terroriste IS, një vjenez me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, vrau katër persona në Vjenë para se policia ta qëllonte atë. Në Nisë, një islamist tjetër vrau tre persona në një kishë. Në Dresden, një sirian i cili ishte klasifikuar si i “rrezikshëm” vrau një turist në fillim të tetorit.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =