Home / Aktualitet / Të shtëna me armë në hotelin në Tushemisht, autorët qëlluan 100 herë

Të shtëna me armë në hotelin në Tushemisht, autorët qëlluan 100 herë

Të shtënat me armë zjarri kanë zgjuar të tmerruar banorët dhe pushuesit në Tushemisht këtë të shtunë. Autorët kanë qëlluar në drejtim të një hoteli, pronari i së cilit ka deklaruar, se kjo është hera e dytë pas disa ditësh, kur ‘dy persona me motor kanë hapur zjarr’.

Sipas “Panorama”, autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 100 herë në drejtim të automjeteve të parkuara aty. Si rezultat janë dëmtuar 7 prej tyre, si dhe xhamat e hotelit.

Burimet thanë se ngjarja lidhet me një mesazh që autorët po japin ndaj pronarit të hotelit, shtetasit J.M, i cili ka bërë kallëzim në Polici dhe ka treguar mbi dyshimet e tij lidhur me autorët e mundshëm.

Më datë 08.08.2020, rreth  orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Check Also

UGSH apel qeverive/Ndihmoni gazetarët e Luginës së Preshevës

Tirane me 29.09.2020 Unioni i Gazetareve Shqiptare vlereson intensifikimin e programeve dhe projekteve bashkepunuese mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 6 =